Tërheqja e licencave të lojërave të fatit çoi në shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1

Rasti Svit Rozvag, TOV dhe të tjerët kundër Ukrainës (nr. 13290/11, 62600/12, dhe 49432/16, 27/06/2019, 27/06/2019) kishte të bënte me ndalimin e lojërave të fatit që erdhi në fuqi në vitin 2019. Kërkuesit janë dy kompani ukrainase, , Svit Rozvag, TOV, me seli në Kharkiv, dhe Igro-Bet, PP, me seli në Lviv; dhe një shtetase ukrainase, Nataliya Stanko. Dy prej kërkuesve zhvillonin veprimtarinë në biznesin e lojërave të fatit, derisa e treta ((Igro-Bet, PP), që kishte marrë licencën pak kohë para ndalesës, në fakt nuk ka mundur ta fillojë veprimtarinë e biznesit. 

Si përgjigje ndaj një zjarri që shpërtheu në maj 2009 në një lokal të lojërave të fatit në Dnipro, që mbyti nëntë persona dhe lëndoi njëmbëdhjetë të tjerë, Parlamenti miratoi një ligj që ndalonte lojërat e fatit. Mu para ndalimit total, Ministria e Financave gjithashtu i kishte suspenduar të gjitha licencat e lojërave të fatit, vendim që hynte menjëherë në fuqi. Të gjithë licencat e kërkuesve ishin tërhequr sipas ligjit të ri.  Ata kërkuan kompensim, por u refuzuan.

Të gjithë kërkuesit u thirrën në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 (mbrojtja e pronës) për t’i ankuar për tërheqjen e licencave të tyre pa kompensim. Znj. Stanko gjithashtu u ankua sipas të njëjtit nen sa i përket tërheqjes së licencës së saj në maj 2009. Svit Rozvag, TOV dhe Ms Stanko gjithashtu u ankuan sipas Nenit 6 § 1 (e drejta për gjykim të drejtë) sa i përket procedurave për kompensim. Ata u ankuan se gjykatat vendore kishin dështuar t’i trajtonin referencat e tyre në Konventë dhe praktikën gjyqësore të GjEDNj-së edhe pse këto referenca ishin relevante për procedurat të cilat ata i kishin nisur për kompensim.

Gjykata tutje konstatoi:

  • Se nuk kishte pasur shkelje të Nenit 6 § 1 – sa i përket Svit Rozvag, TOV, derisa kërkesa e znj. Stanko lidhur me Nenin 6 u shpall si e papranueshme. Nuk ishte e mjaftueshmë për Gjykatën të konstatojë se interpretimi i dispozitave përkatëse vendore nga gjykatat vendore ishin arbitrare apo qartazi të paarsyeshme. Ajo që ky interpretim zbulonte për gjendjen e legjislacionit vendor në vetvete ishte çështje tjetër, relevante për vlerësimin e Gjykatës karshi kërkesave sipas Nenit 1 të Protokollit Nr. 1. 

  • Se ka pasur shkelje të Nenit 1 të Protokollit nr. 1 – sa i përket znj. Stanko, për shkak të tërheqjes së licencës së saj. Argumenti kryesor i kërkesës sa i përket tërheqjes së licencës së saj ishte se ishin paraqitur një grumbull rregullash dhe procedura për tërheqjen e licencës ishin paraparë në Ligjin për financim dhe se vendimet e Kabinetit të Ministrave dhe të Ministrisë së Financave për suspendimin e licencës së saj ishte nxjerrë duke mos i zbatuar ato rregulla. Interpretimi i legjislacionit vendor nga gjykatat vendore do të thoshte se diskrecioni i ekzekutivit nuk ishte i shtrirë te çdo rregull duke dëshmuar qartëzi të paplotë të fushëveprimit dhe kushteve të zbatimit. Andaj, nuk u ofrua ndonjë masë e parashikueshme e mbrojtjes kundër arbitraritetit. Këto konsiderata janë të mjaftueshme që Gjykata të konstatojë se dispozitat ligjore vendore nuk i përmbushën kërkesat e cilësisë së “ligjit” dhe prandaj tërheqja e licencës nuk ishte e ligjshme.

  • Se ka pasur shkelje të Nenit 1 të Protokollit nr. 1 – sa i përket mënyrës se si ishin tërhequr licencat e kërkuesve. Gjykata përsërit se mungesa e periudhës së mjaftueshme tranzitore për çfarëdo kompensimi ishin faktorë që bënë që Gjykata të konstatonte shkelje të Nenit 1 të Protokollit nr. 1 në rastet e kaluara që kishin të bënin me tërheqjen e licencave në mungesë të ndonjë shkeljeje ligjore nga ana e mbajtësit të licencës. Në rrethana të tilla, masa e zbatuar ndaj kërkuesve ishte joproporcionale, fillimisht për shkak të cilësisë së procesit të vendimmarrjes që solli deri te tërheqja, për shkak të mungesës së masave kompensuese, edhe sa i përket kostove direkte që vetë shteti i imponoi, si dhe për shkak të mungesës së një periudhe domethënëse tranzitore.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut