Vëzhgimi me video i të burgosurve çoi në cenimin e të drejtës së privatësisë

Në rastin Gorlov dhe të tjerët kundër Rusisë (kërkesa nr. 27057/06 dhe 2 të tjera) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur njëzëri se ka pasur shkelje të Nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe shkelje të Nenit 13 (e drejta për mjet efektiv) në lidhje me Nenin 8. 

Gjykata tutje gjeti, me shumicë votash, se konstatimi i shkeljes në vetvete përbënte kënaqshmëri të drejtë për dënimin jopasuror të pësuar nga kërkuesit. 

Kërkuesit, Igor Yevgenyevich Gorlov, Denis Viktorovich Vakhmistrov dhe Viktor Valeryevich Sablin, janë shtetas të Rusisë. Dy kërkuesit e parë aktualisht janë duke vuajtur dënime në institucionet penale në Rajonin Krasnoyarsk (Rusi). Kërkuesi i tretë jeton në Shilka në Rajonin Zabaykalskiy (Rusi).

Rasti kishte të bënte me vëzhgimin e përhershëm të të ndaluarve në qelitë e tyre. Ata ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm nga rojet e burgut, përfshirë rojet femra, nga një kamerë televizive me qark të mbyllur (“kamera CCTV”) e instaluar brenda. Në qeli ishte një kamerë CCTV e vendosur mbi derë, në nivelin e tavanit, që e gjithë qelia të ishte e dukshme qartë, duke përfshirë shtratin dhe disa pjesë të tualetit.

Gjykata konstatoi se dispozitat përkatëse ligjore përcaktojnë rregull të përgjithshëm që lejon administrimin e institucioneve penale dhe të qendrave të paraburgimit që ato të përdorin vëzhgim me video. Në veçanti, nuk u specifikua, për shembull, nëse të dy pjesët e përbashkëta dhe zonat e qëndrimit duhet t’i nënshtrohen vëzhgimit; në cilën kohë të ditës duhet të jetë operacional; kushtet dhe kohëzgjatja e tij; procedurat e zbatueshme, etj. Gjykata konstatoi në mënyrë të veçantë se korniza ligjore vendore në lidhje me vëzhgimin e vazhdueshëm me video nuk ishte aq e qartë, e saktë dhe e detajuar për të siguruar mbrojtje të përshtatshme kundër ndërhyrjeve arbitrare nga autoritetet publike. Prandaj konkludoi që masa nuk ishte “në përputhje me ligjin” siç kërkohet me Nenin 8 § 2. Prandaj, ka pasur një shkelje të Nenit 8.

Gjykata konstatoi se z. Vakhmistrov dhe Sablin nuk kishin në dispozicion mjet efektiv vendor për ankesën e tyre sipas Nenit 8, në kundërshtim me Nenin 13. Pengesa e ankesës së kërkuesve ishte mungesa e ndonjë vendi kuptimplotë për ta adresuar situatën e tyre në nivel nacional, pra, fakti se ata ishin vendosur nën vëzhgim të vazhdueshëm, që negativisht kishte ndikuar në privatësinë e tyre. 

Referencat nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut