Raporti i dytë i pajtueshmërisë GRECO i raundit të katërt të vlerësimit për Malin e Zi

Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GRECO)  më 06.02.2020 ka publikuar raportin e dytë të pajtueshmërisë të raundit të katërt të vlerësimit për Malin e Zi )për padandalimin e korrupsionit të parlamentarëve, gjykatësve dhe prokurorëve në Mal të Zi) siç ishte miratuar nga GRECO në seancën e 84 plenare të këtij grupi në Strasburg që u zhvillua më 2-6 dhjetor 2019, me autorizim të autoriteteve malazeze. Raundi i katërt i vlerësimit ka shikuar këto aspekte që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsioinit të deputetëve, gjykatësve dhe prokurorëve.

  • Parimet etike dhe rregullat e sjelljes
  • Konflikti i interesit
  • Ndalimi apo kufizimi i aktiviteteve të caktuara
  • Deklarimi i pasurisë, të ardhurave, borxheve dhe interesave
  • Fuqimi i rregullave lidhur me konfliktet e interesit
  • Vetëdijësimi.

Raporti i dytë i pajtueshmërisë vlerëson masat që kanë ndërmarrë autoritetet malazeze për të zbatuar rekomandimet e dhëna në raportin e Raundit të katër të vlerësimit për Malin e Zi.

Në raportin e katër vlerësues, GRECO i ka adresuar Malit të Zi gjithsej njëmbëdhjetë rekomandime. Në raportin e dytë të pajtueshmërisë të miratuar në vitin 2020, GRECO ka konkluduar se Mali i Zi i ka zbatuar në nivel të kënaqshëm tetë nga njëmbëdhjetë rekomandime të raportit të katërt vlerësues. Prej rekomandimeve të mbetura, njëri është përmbushur pjesërisht –  miratimi i Kodit Etik të Gjyqësorit, ndërsa dy rekomandime nuk janë zbatuar – Pavarësia e Këshillit Gjyqësor dhe Përgjegjësia Disiplinore e Gjykatësve.

Sa i përket deputetëve, GRECO mirëpret miratimin e Kodit të ri etik i cili përfshin trajnimin rreth integritetit dhe etikës së deputetëve në bazë vjetore dhe obligative, dhe parasheh kërkesën që deputetët të nënshkruajnë një deklaratë të mungesës së interesave privatë para se të marrin pjesë në ndonjë proces vendimmarrës. GRECO i nxit autoritetet të zbatojnë efektivisht procedurat për ankesa dhe nisje të procedurave kundër shkeljes së Kodit nga ana e deputetëve.

Sa i përket gjykatësve dhe prokurorëve, vërehet përparim në raport me ofrimin e udhëzimeve dhe këshillave rreth zbatimit të Kodit Etik të Gjyqësorit dhe rreth konflikteve të interesit. Megjithatë, është shqetësuese se nuk është bërë asnjë përparim sa i përket përbërjes dhe pavarësisë së Këshillit Gjyqësor, dhe as sa i përket rishikimit të kornizës disiplinore për gjykatës Në këtë kontekst, GRECO është veçanërisht i shqetësuar nga vendimi i marrë nga Këshilli Gjyqësor për riemërimin e pesë kryetarëve të gjykatave për të paktën mandat të tretë, e që nuk është në përputhje me rekomandimet e tij.

Në funksion të pajtueshmërisë së përgjithshme me rekomandimet, miratimi i raportit të dytë të pajtueshmërisë përfundon procedurën e raundit të katërt të pajtueshmërisë për Malin e Zi. Autoritetet e Malit të Zi, megjithatë, mund të dëshirojnë të informojnë GRECO-n për zhvillimet e mëtejshme në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të papërfunduara, gjegjësisht i, v dhe vii. 

Lexoni raportin e dytë të pajtueshmërisë së raundit të katërt të vlerësimit këtu: https://rm.coe.int/fourth-evaluation-round-corruption-prevention-in-respect-of-members-of/16809a5bdd

Referencat nga faqja zyrtare e GRECO-s