17 Sht Nuk ka pasur shkelje të së drejtës për të mos u gjykuar dy herë në rastin e dhunës në familje
Rasti Galović kundër Kroacisë (kërkesa nr. 45512/11, 31.08.2021) kishte të bënte me dënimin e kërkuesit për dhunë në familje në disa procedura kundërvajtëse dhe në procedura penale ose aktgjykim.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut njëzëri gjeti se:
- nuk ka pasur shkelje të Nenit 6 §§ 1 dhe 3 (b) dhe (c) (e drejta për gjykim të drejtë) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut sa i përket kohës që kishte pasur kërkuesi për të përgatitur mbrojtjen para seancës dëgjimore të apelit për rastin e tij;
- ka pasur shkelje të Nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut sa i përket mungesës së kërkuesit në seancën dëgjimore;
- dhe nuk ka pasur shkelje të Nenit 4 të Protokollit Nr. 7 (e drejta për të mos u gjykuar apo ndëshkuar dy herë) të Konventës.
Gjykati gjeti në veçanti se dy grupet e procedurave në rastin e kërkuesit kishin qenë pjesë e
një qasjeje të integruar dhe kohorente ndaj dhunës në familje sipas legjislacionit kroat. Një sistem i tillë i integruar
kishte lejuar dënimin e kërkuesit për raste të ndara dhune përmes një përgjigjeje më pak të ashpër
në procedurat kundërvajtëse, të cilat u ndoqën me një përgjigje më serioze penale për
mënyrat e sjelljes së tij.
Mes viteve 2006 dhe 2008 kërkuesi u dënua puer një varg kundërvajtjesh për
sulme të ndryshme kundër fëmijëve dhe bashkëshortes së tij. Ai u arrestua dhe u mbajt në paraburgim në nëntor të vitit 2008 gjatë
procedurave kundërvajtëse dhe, ndër të tjera, iu shqiptua edhe dënimi me burg.
Gjykata vuri re se faktet në dy grupet e procedurave kundërvajtëse ndaj kërkuesit
kishin qenë pjesërisht identike me faktet në procedurat vijuese dhe dënimin.
Duke vlerësuar nëse kishte pasur dyfishim të ndaluar të procedurave, Gjykata gjeti se
dy llojet e procedurave kundër kërkuesit kishin qenë plotësuese dhe
të parashikueshme, dhe kishin qenë mjaftueshëm të lidhura në substancë dhe kohë, për t’u konsideruar pjesë
e një skeme të integruar të sanksioneve sipas legjislacionit kroat për veprat e dhunës në familje.
Në veçanti, procedurat kundërvajtëse ishin për të trajtuar një incident të dhunës në familje
dhe për të parandaluar përshkallëzimin, ndërsa procedurat e dënimit për veprat e vazhdueshme të
dhunës në familje u aplikuan kur kjo sjellje e jashtëligjshme kishte arritur shkallën e caktuar të
seriozitetit për t’u ndëshkuar si sjellje e vazhdueshme e dhunës. Sistemi ligjor në Kroaci kishte
mundësuar ndëshkimin si për aktet individuale ashtu edhe për mënyrën e sjelljes së kërkuesit
si një mënyrë efektive, proporcionale dhe shkurajuese. Kështu, nuk ka pasur shkelje të Nenit 4 të Protokollit Nr. 7 to the Convention.
Gjykata konsideroi se katër ditët mes njoftimit të kërkuesit për seancën dëgjimore dhe mbajtjes së saj nuk ia kishin kufizuar kërkuesit të drejtat e tij në atë masë sa të mund të thuhej se ai nuk kishte gëzuar gjykim të drejtë. Andaj, nuk ka pasur shkelje të Nenit 6 §§ 1 dhe 3 (b) dhe (c) të Konventës sa i përket përfaqësimit ligjor në procedurat e apelit dhe kohë e mjete të përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes.
Sa i përket mungesës së kërkuesit nga seanca dëgjimore, Gjykata gjeti shkelje të
Nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c) të Konventës duke i bazuar përfundimet e saj nga rastet e tjera kundër Kroacisë ku ngriten çështje të ngjashme.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut