02 Dhj Disa shkelje lidhur me familjen afgane vajza e së cilës vdiq në kufirin kroat
Në rastin M.H. dhe të tjerëve kundër Kroacisë (kërkesat nr. 15670/18 dhe 43115/18, 18.11.2021) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut gjeti:
- njëzëri shkelje të Nenit 2 (e drejta për jetë) e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut sa i përket hetimit mbi vdekjen e vajzës së familjes afgane
- me gjashtë vota pro një kundër, shkelje të Nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe degradues) në lidhje me fëmijët e kërkuesve:
- njëzëri se nuk pati shkelje të Nenit 3 në lidhje me kërkuesit e rritur
njëzëri shkelje të Nenit 5 § 1 (e drejta për siguri dhe liri) në lidhje me të gjithë kërkuesit - njëzëri shkelje të Nenit 4 të Protokollit Nr. 4 të Konventës (ndalimi i përjashtimeve kolektive të të huajve) në lidhje me nënën kërkuese dhe pesë fëmijët e saj, dhe
- njëzëri shkelje të Nenit 34 (e drejta për peticion individual) në lidhje me të gjithë kërkuesit.
Rasti kishte të bënte me vdekjen e një gjashtëvjeçareje afgane, MAD.H., e cila u godit nga një tren pasi dyshohet se iu mohua mundësia për të kërkuar azil nga autoritetet kroate dhe u urdhërua të kthehej në Serbi nëpërmjet shinave. Rasti gjithashtu kishte të bënte në veçanti me arrestimin e kërkuesve ndërsa kërkonin mbrojtje ndërkombëtare. Kërkuesit janë familje prej 14 shtetasish afganë. Një burrë, dy gratë e tij dhe 11 fëmijët e tyre.
Në vitin 2016 familja u largua nga Afganistani, duke udhëtuar përmes Pakistanit, Iranit, Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë përpara se të mbërrinte në kufirin kroat. Në natën e 21 nëntorit 2017, vajza e parë dhe e dytë e kërkuesve, MAD.H., vdiqën pasi u goditën nga një tren në Serbi pranë kufirit kroato-serb.
Gjykata gjeti në veçanti se hetimi mbi vdekjen kishte qenë i paefektshëm, se paraburgimi i fëmijëve të kërkuesve kishte përbërë keqtrajtim dhe se vendimet rreth paraburgimit të kërkuesve nuk ishin trajtuar si duhet.
Tutje, Gjykata e konsideroi të vërtetë se më 21 nëntor 2017 policët kroatë kishin kthyer kërkuesin e parë dhe fëmijët e saj në Serbi pa e konsideruar situatën e tyre individuale. Qeveria argumentoi se kërkuesit ishin përfshirë në “sjellje fajtore” duke anashkaluar procedurat ligjore që ekzistonin për hyrjen në Kroaci. Megjithatë, Gjykata nuk ishte në gjendje të vendoste, në bazë të informatave që kishte përpara saj, nëse në kohën në fjalë shteti i paditur u kishte siguruar kërkuesve qasje të vërtetë dhe efektive në procedurat për hyrjen ligjore në Kroaci, në veçanti me synimin për të kërkuar mbrojtje sipas Nenit 3. Ajo konsideronte se largimi në Serbi i kërkueses së parë dhe fëmijëve të saj më 21 nëntor 2017 ishte e një natyre kolektive, dhe përbënte shkelje të Nenit 4 të Protokollit Nr. 4 të Konventës.
Gjykata vuri re, në veçanti, mohimin e kontaktit me avokatin e kërkuesve, edhe pas një kërkese të Rregullit 39 në lidhje me këtë, dhe presionin e tepruar të kodit penal të ushtruar ndaj avokatit mbi fuqinë e avokatit, pavarësisht konfirmimit të kërkuesve për këtë marrëveshje përpara gjykatave. Gjykata arriti në përfundimin se provat ishin të mjaftueshme për të konkluduar se kufizimi i kontaktit midis kërkuesve dhe avokatit të tyre dhe hetimi penal dhe presioni ndaj të cilit iu nënshtrua ai avokat kishin për qëllim t’i shkurajonin ata nga paraqitja e rastit të tyre në Strasburg. Kishte pasur shkelje të së drejtës së kërkuesve për peticion individual.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut