Procedurat gjyqësore për kthimin e parave të konfiskuara në Kroaci kur shteti ishte ende pjesë e Jugosllavisë, u vonuan shumë

Në rastin Zaklan kundër Kroacisë (kërkesa nr. 57239/13, 16.12.2021) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut njëzëri ka gjetur se ka pasur shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 (mbrojtja e pronës) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kishte të bënte me orvatjet e kërkuesit për të rikthyer valutat e huaja të konfiskuara nga auturitetet jugosllave në vitin 1991 në Kroaci kur ky shtet ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Duke u mbështetur në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës (mbrojtja e pronës), kërkuesi u ankua për refuzimin e gjykatës për të urdhëruar kthimin e parave që i ishin konfiskuar.

Aplikanti pretendonte se procedurat administrative kundër tij qenë marrë përsipër nga Kroacia. Procedurat kishin zgjatur për më shumë se 27 vjet dhe shkelja administrative me të cilën ishte akuzuar ishte vjetëruar. 

Gjykata vuri në dukje se Kroacia kishte marrë përsipër procedurat administrative kundër kërkuesit dhe se zgjatja e procedurave të vendosura nga legjislacioni kroat e kishte penguar atë t’i rikthente paratë si nga autoritetet kroate ashtu edhe nga ato serbe. Prandaj, Gjykata edhe në përfundim se gjendja për të cilën ankohej kërkuesi i vishej autoriteteve kroate dhe prandaj kërkesa ishte e pranueshme.  Ajo theksoi se Serbia nuk ishte palë e procedurës dhe se ky vendim ishte pa paragjykim ndaj përgjegjësisë së atij shteti në këtë rast.

Lidhur me çështjen thelbësore, Gjykata vendosi se paratë i përkisnin kërkuesit dhe kishin konfiskuar vetëm përkohësisht. Gjykata ishte e kënaqur se ato ishin konfiskuar në mënyrë të ligjshme dhe se vonesa në kthimin e tyre kishte pasur qëllimin e ligjshëm të mbrojtjes së parasë publike. Megjithatë, Gjykata tha se kërkuesit i ishte dashur të presë shumë gjatë. Procedura e zgjatur gjithashtu e kishte penguar të kërkonte kthimin e parave nga autoritetet serbe, të cilat nuk mund të thuhej se mbronin interesat financiare të shtetit kroat. Gjykata arriti në përfundimin se kërkuesi kishte mbajtur një barrë të pabalancuar në këtë rast, duke çuar në shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut