Arkivi i provave digjitale të Zyrës së Prokurorit të BeH

Shefi i Misionit të OSBE në Bosnjë dhe Herzegovinë (BeH), Bruce G. Berton, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (VSTV) të BeH, Milan Tegeltija dhe Kryeprokurorja e Prokurorisë së BeH Gordana Tadic kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e një databaze elektronike që përmban të gjitha dëshmitë e disponueshme në kuadër të Prokurorisë së BeH.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe konsistent me Zyrën e Prokurorit të BeH dhe me VSTV-në, Berton tha: “Memorandumi i Mirëkuptimit, i nënshkruar në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Trajtimit të Krimeve të Luftës, do ta bëjë këtë një hap të rëndësishëm drejt përpunimit të rasteve të krimeve të luftës, e që është një nga rekomandimet e Raportit të 2016-ës të Gjyqtares Joana Korner“.

“Aktivitetet në kuadër të këtij projekti janë vendimtare për procesimin e krimeve të luftës, pasi që çdo dosje e rastit përmban sasi të madhe provash. Është shumë e dobishme të kemi një databazë digjitale që do të japë një pasqyrë më të shpejtë dhe më efikase të provave, si dhe një klasifikim më të lehtë të provave dhe përgatitjen e rasteve shumë komplekse “, theksoi Tadic.

Tegeltija shtoi: “Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial i Bosnjës dhe Hercegovinës mirëpret dhe mbështet çdo formë bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare që synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një sistemi funksional që do të jetë i përdorshëm jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët në punën e tyre por edhe për publikun e përgjithshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë. Qëllimi ynë i përbashkët është që rastet e krimeve të luftës të finalizohen brenda afatit optimal, në mënyrë që, përfundimisht, ta lëmë mbrapa barrën e rëndë të luftës dhe të përkushtohemi për ngritjen e një sistemi gjyqësor me cilësi të lartë”.

Projekti për Përmirësimin e Përpunimit të Krimeve të Luftës, i implementuar nga Misioni i OSBE-së në BeH, financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Referencat nga faqja zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)

Tags: