Barazia gjinore në media në Bosnje dhe Herzegovinë

Këshilli i Europës më 15.07.2022 ka publikuar studimin ‘Mediat dhe Gjinia: Drejt një përfaqësimi të ekuilibruar gjinor dhe pjesëmarrjes në media në Bosnje dhe Hercegovinë’ (Studim). Studimi shërben si bazë për zhvillimin e ndërhyrjeve në njohuritë e mediave dhe informacionit (MIL) në Bosnje dhe Herzegovinë. Studimi fokusohet në dy shtylla konceptuale, përkatësisht 1) pjesëmarrjen dhe 2) përfaqësimin, dhe trajton se si mediat shpërfaqin, riprodhojnë, dhe mund të formësojnë përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike. Ky punim, ndër të tjera, shtjellon edhe kontekstin specifik të politikave, duke përfshirë dinamikat dhe normat rajonale, rolin e aktivizmit të fokusuar në barazinë gjinore dhe ndërtimin e komunitetit.

Duke marrë parasysh nevojat dhe pengesat në nivel lokal, Studimi nxjerr në pah rekomandimet dhe burimet përkatëse që synojnë inkurajimin dhe nxitjen e mendimit kritik rreth gjinisë dhe adresimin e gjinisë si element qenësor dhe gurthemel i një MIL-je holistike, me implikimet e domosdoshme për mediat e qëndrueshme dhe publik të informuar.

Studimi është strukturuar si më poshtë: Kapitulli i parë paraqet koncepte themelore dhe fjalor të përbashkët gjinor dhe medial; Kapitulli i dytë ofron një pasqyrë të shkurtër të kornizave legjislative dhe institucionale në Bosnje dhe Hercegovinë duke siguruar kontekst për normat dhe prirjet ekzistuese gjinore dhe mediale; Kapitulli i tretë kombinon këto analiza dhe sugjeron burime për zhvillimin e ndërhyrjeve MIL për të përmirësuar statusin e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në Bosnje dhe Herzegovinë.

Ky studim është zhvilluar me mbështetjen e Këshillit të Europës dhe aksionit të tij Njohuritë e mediave dhe informacionit: për të drejtat e njeriut dhe më shumë demokraci, në kuadër të Planit të Veprimit të Këshillit të Europës për Bosnje dhe Hercegovinën 2018-2021. Opinionet e shprehura në këtë studim janë përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën zyrtare të Këshillit të Europës.

Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës