12 Dhj Dënimi me paraburgim për shkak të protestës gjatë një gjykimi, shkeli Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Në rastin Słomka kundër Polonisë, (kërkesa nr. 68924/12, 06.12.2018) Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut njëzëri ka gjetur se ka pasur shkelje të Nenit 6 (e drejta për gjykim të drejtë) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe shkelje të Nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Rasti kishte të bënte me dënimin 14 ditor me burg për shkak të mospërfilljes së gjykatës, pasi parashtruesi brohoriti sllogane të gjeneralëve të epokës komuniste të cilët urdhëruan ligjin ushtarak në vitet 1980.
Z. Słomka është ish-aktivist i opozitës. Ai ishte në gjykatë kur më 12 janar 2012 gjyqtarët po shpallnin vendimin në lidhje me rastin e tre pjesëtarëve të lartë të Këshillit Ushtarak të Shpëtimit Kombëtar, i cili vendosi ligjin ushtarak në vitin 1981. Pasi gjyqtarët kishin ardhur në sallën e gjyqit, z. Słomka u hodh pas tavolinës së gjyqtarëve dhe bërtiti: “Kjo është tallje me drejtësinë!” Z. Słomka u largua, por u kthye më vonë dhe vazhdoi të thërriste deklarata në të njëjtën mënyrë. Gjykatësi kryesues vendosi të lexonte vendimin në një sallë ngjitur. Më vonë atë ditë Z. Słomka u dënua në mungesë me 14-ditë burgim për shpërfillje të gjykatës. Disa ditë më vonë ai u arrestua dhe u dërgua në Qendrën e Paraburgimit në Varshavë.
Kërkuesi u ankua duke pretenduar shkelje të Nenit 6 dhe Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Gjykata konstatoi se veprimet e parashtruesit kishin për qëllim të kritikonin gjyqësorin dhe mungesën e perceptuar të drejtësisë, dhe jo fyerjen e gjyqtarëve. Ai ishte dënuar me burg nga të njëjtët gjyqtarë, pa mundësi për të paraqitur argumentet e tij. Ankesa e mëvonshme nuk i kishte korrigjuar të metat procedurale. Rrethanat e rastit kanë krijuar frikë objektivisht të justifikuar të mungesës së paanshmërisë dhe ka pasur shkelje të Nenit 6. Gjykata gjeti se vendimi kishte shkelur Nenin 6 dhe konsideroi se kufizimi nuk ishte shoqëruar me masa mbrojtëse efektive dhe të përshtatshme. Prandaj, kishte pasur shkelje të Nenit 10 pasi ndërhyrja nuk ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike.
Referencat nga uebfaqja zyrtare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut