29 Nën Diskriminimi për shkak të mungesës së zgjedhjeve lokale
Në rastin Baralija kundër Bosnjës dhe Hercegovinës (kërkesa nr. 30100/18, 29.10.2019), Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut njëzëri ka gjetur se ka pasur shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 12 (ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
kishte të bënte me një zbrazëti ligjore e cila e bëri të pamundur që kërkuesja, politikane lokale që jeton në Mostar, të votojë ose të marrë pjesë në zgjedhje. Kërkuesja, Irma Baralija, është shtetase e Bosnjës dhe Hercegovinës e cila është presidente e degës lokale të partisë politike Naša stranka
Gjykata konstatoi se ajo zbrazëti ligjore ishte krijuar nga dështimi i autoriteteve për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 në lidhje me aranzhimet për votimin në zgjedhjet lokale në Mostar dhe duke u kërkuar autoriteteve që të harmonizonin legjislacionin përkatës me Kushtetutën. Kjo nga ana tjetër kishte çuar në një situatë ku zgjedhjet e fundit lokale në Mostar ishin mbajtur në vitin 2008 dhe qyteti ishte qeverisur që nga viti 2012 nga një kryetar i komunës i cili nuk kishte legjitimitetin e kërkuar demokratik. Një situatë e tillë nuk ishte në pajtim me sundimin e ligjit.
Prandaj, Gjykata nuk mund të pranonte arsyetimin e Qeverisë për vonesën e zgjatur në zbatimin e aktvendimit, përkatësisht vështirësitë në krijimin e një mekanizmi afatgjatë dhe efektiv të ndarjes së pushtetit për këshillin e qytetit, në mënyrë që të ruajë paqen dhe të lehtësojë dialogun midis etnive të ndryshme në Mostar. Kësisoji, shteti nuk kishte përmbushur detyrën e tij për të marrë masa për të mbrojtur zonjën Baralija nga trajtimi diskriminues për shkak të vendbanimit të saj dhe për të mbajtur zgjedhje demokratike në Mostar. Gjykata gjithashtu vendosi, njëzëri, sipas nenit 46 (forca detyruese dhe zbatimi) që Shteti duhej të ndryshonte legjislacionin përkatës, më së voni brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Referencat nga faqja zyrtare e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut