Dokumenti i fakteve mbi lirinë e shprehjes në gjuhën shqipe dhe serbe

Eu/CoE Action on Freedom of Expression and Freedom of the Media (JUFREX2) përktheu në gjuhët lokale dokumentin tematik mbi Lirinë e Shprehjes, të nxjerrë nga Departamenti për Ekzekutimin e Gjykimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Dokumenti tematik i fokusuar në ekzekutimin e gjykimeve të GJEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes, përcakton një numër shembujsh në kontekstin e ekzekutimit të gjykimeve të Gjykatës Europiane, për të garantuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes, duke përfshirë:  sigurinë e gazetarëve, lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e burimeve gazetarore, pluralizmin e mediave dhe licencat e transmetimit, lirinë e shprehjes komerciale dhe artistike, përhapjen e informacionit për qëllime elektorale, mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të të tjerëve dhe proporcionalitetin në zbatimin e ligjit dhe sanksioneve, lirinë e shprehjes në kontekstin e sigurisë kombëtare, sigurinë publike dhe antiterrorizmin dhe marrjen e informacionit nga të burgosurit në institucionet penale.

Dokumenti i fakteve në tri gjuhë mund të gjenden:

Versioni anglisht: https://rm.coe.int/thematic-factsheet-foe-eng/1680a4ad90

Versioni shqip:  https://rm.coe.int/thematic-factsheet-foe-alb/1680a4ad8e  

Versioni serbisht: https://rm.coe.int/thematic-factsheet-foe-srb/1680a4ad8f

Ky Veprim është pjesë e “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey II”, iniciativë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës dhe e zbatuar nga Këshilli i Europës, që ka për qëllim ndihmën e përfituesve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për t’u përputhur me standardet e Këshillit të Europës dhe acquis të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të zgjerimit, aty ku është relevante.

Referencat nga faqja e internetit e Këshillit të Europës