E drejta për lirinë e mediave në kohën e pandemisë COVID-19 në Serbi

Më 28 mars, qeveria serbe miratoi një vendim me pesë pika që rregullon centralizimin e informimit publik rreth pandemisë së koronavirusit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimi thotë së të gjitha informacionet për publikun duhet të shpërndahen nga Kryeministri ose nga individë të autorizuar nga Task Forca për Menaxhimin e Krizave. Vendimi gjithashtu i referohet zbatimit të masave të lidhura me shëndetin dhe informacioneve të tjera që lidhen me trajtimin e sëmundjes COVID-19. 

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio, shprehën shqetësimet e tyre për një vendim të ri të Qeverisë së Serbisë për informimin publik gjatë situatës aktuale shëndetësore dhe ndikimin që kjo mund të ketë në qasjen pa pagesë në informacione në vend. Ky vendim duket se i përjashton mediat dhe gazetarët nga marrja e informacioneve rreth pandemisë nga burime të tjera pos atyre të përmendura në Vendim.

  1. Harlem Désir tha se qasja në informacione është thelbësore për median, e cila luan  rol të rëndësishëm në këtë kohë të krizës shëndetësore për sigurimin e informacionit jetik për publikun dhe për luftën kundër përhapjes së informacioneve të rreme në pandeminë, dhe ndërsa ai e kupton plotësisht nevojën për të luftuar përhapjen e informacioneve të rremë gjatë këtij situate shëndetësore, ai është i shqetësuar për ndikimin e këtij vendimi në punën e mediave dhe gazetarëve.

Pas vendimit, gazetarja Ana Lalic u arrestua në 1 prill pasi një kallëzim penal u ngrit kundër saj për përhapjen e panikut. Mediumi Nova.rs publikoi tekstin, “QK Vojvodina gati të thyhet: Nuk ka mbrojtje për infermierët”. Artikulli thoshte se ky institucion kishte mungesë të pajisjeve themelore dhe kishte “kushte kaotike të punës në kohën e pandemisë”.

Më 2, prill, qeveria serbe revokoi vendimin dhe në të njëjtën ditë gazetarja Ana Lalic u lirua.

Po atë ditë, më 2 prill 2020, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio, mirëpritën revokimin e vendimit për informimin publik gjatë situatës aktuale shëndetësore dhe deklaruan se kjo do t’i mbajë kanalet të hapura për profesionistët e mediave që të kërkojnë, marrin dhe shpërndajnë informacione gjatë pandemisë.

Referenca nga uebfaqja e OSBE-së dhe uebfaqja e Ballkan Insight