19 Gus Implementimi i aktgjykimeve dhe aktvendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut
Aktvendimet e fundit rast për rast të miratuara për implementimin e aktgjykimeve nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut u publikuan nga Komiteti i Ministrave.
Gjatë takimit për “Të Drejtat e Njeriut” në qershor, Komiteti miratoi 30 aktvendime që kishin të bënin me 18 shtete anëtare. Rezolutat e fundit u miratuan nga Komiteti sa i përket 350 aktgjykimeve dhe aktvendimeve nga Gjykata Europiane, në lidhje me 18 shtete anëtare.
Komiteti gjithashtu miratoi listën preliminare të rasteve të propozuara për shqyrtim në takimin e ardhshëm për “Të Drejtat e Njeriut” i cili do të mbahet në shtator 2018.
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës duhet t’i implementojnë aktgjykimet dhe aktvendimet të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut sipas Nenit 46 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Komiteti i Ministrave mbikëqyr ekzekutimin e aktgjykimeve mbi bazën e informacioneve të siguruara nga autoritetet vendore gjegjëse, OJQ-të, dhe palët e tjera të interesit.
Këtu mund t’i lexoni vendimet e fundit rast për rast: https://rm.coe.int/table-for-press-release-decisions-adopted/16808b1a9c
Rastet e propozuara për shqyrtimin e radhës në shtator:
https://search.coe.int/cm/pages/result_details.aspx?ObjectId=09000016808b1a3d
Referencat nga faqja zyrtare Këshillit të Europës