17 Gus Ligji rus anti-homoseksual shkel marrëveshjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
Një panel i OKB-së ka gjetur se ligji regjional rus që ndalon propagandën homoseksuale te të miturit është në kundërshtim me traktin ligjërisht të detyrueshëm ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
Rusia ka nxjerrë legjislacion mbarëkombëtar që ndalon “promovimin e marrëdhënieve jotradicionale te fëmijët” në vitin 2013. Ligji u kritikua nga aktivistët e të drejtave si dhe nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së ka gjetur muajin e kaluar se ligji i propagandës anti-homoseksuale në regjionin Arkhangelsk të Rusisë ishte “i dykuptimshëm, joproporcional dhe diskriminues”, duke cituar një rast pranë gjykatës ruse ku ligji u përdor për të përndjekur Kirill Nepomnyashchy-n, aktivist i të drejtave homoseksuale.
Një gjykatë në Arkhangelsk e kishte ngarkuar Nepomnyashchy me një shkelje administrative për zbulimin e posterit ku shkruante “Homoseksualiteti është një formë e shëndetshme e seksualitetit. Këtë duhet ta dijnë fëmijët dhe të rriturit” në kundërshtim me ligjin, jashtë një librarie për fëmijë në vitin 2012.
Komiteti i OKB-së ka gjetur se Nepomnyashchy u diskriminua në bazë të orientimit seksual, duke shkelur të drejtat e tij sipas Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
Këtu mund ta shkarkoni vendimin e panelit të Komitetit të OKB-së:
Referencat nga uebfaqja The Moscow Times