Ndikimet e COVID-19 në komunitetet LGBTI

Regjioni Evropian i Shoqatës Ndërkombëtare Lezbike, Gay, Biseksuale, Trans dhe Interseks (“ILGA Europe”) publikoi një raport të titulluar “Ndikimet e COVID-19 në komunitetet LGBTI në Europë dhe Azinë Qendrore: Raport i shpejtë i vlerësimit” për të siguruar referenca specifike për ndikimet e COVID-19 mbi njerëzit, organizatat dhe komunitetet LGBTI, bazuar në kontributet nga një sondazh i anëtarëve të ILGA-Europe, komunikimet e drejtpërdrejta me anëtarët, si dhe raporte të qasshme nga publiku dhe uebinare nga anëtarët dhe organizatat në rajon.

ILGA-Europe mori raporte nga 30 vende të ndikimeve në qasjen në kujdesin shëndetësor nga e gjithë Europa dhe Azia Qendrore, duke treguar se si kufizimet e mëparshme në kujdesin shëndetësor që pohojnë LGBTI u përkeqësuan nga pandemia COVID-19.

Sistemet e kujdesit shëndetësor ridrejtuan burimet e tyre, shënjestruan shërbime të shëndetit mendor të cilat u ndërprenë ose patën rritje radikale të kërkesës pasi kaluan online gjatë izolimit. Qasja në shëndetin seksual dhe riprodhues gjithashtu u ndikua negativisht.

Raporti përfshin informacione mbi 8 fusha makro ku, ndër të tjera hyn shëndeti, gjuha e urrejtjes, dhuna në familje dhe qasja në drejtësi. 

Shtyrja ose anulimi i kujdesit mjekësor të lidhur me tranzicionin, i cili konsiderohet të jetë shpëtues i jetës për njerëzit trans, qasja në shëndetin seksual dhe shërbimet e HIV, si dhe gjuha e urrejtjes nga udhëheqës politikë dhe / ose fetarë u raportuan në 12 vende. Incidencat e shtuara të dhunës në familje ndaj personave LGBTI u raportuan në 23 vende, ndërsa raportet e pengesave për njohjen ligjore të gjinisë u morën nga 8 vende.

Ky raport fillestar përbën një vlerësim të shpejtë i cili do të zgjerohet dhe përditësohet në publikimet e ardhshme nga ILGA-Europe. 

Këtu mund të lexoni raportin e plotë:

https://www.ilga-europe.org/sites/default/files/covid19-lgbti-assessment-2020.pdf

Referencat nga faqja Këshillit të Europës