15 Maj Në Shkup mbahet ushtrimi i parë kombëtar tabletop për menaxhimin e krimeve kibernetike
Ushtrimi i parë kombëtar tabletop për menaxhimin e krimeve kibernetike/incidenteve të sigurisë së TIK-ut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar u mbajt në Shkup më 8 maj 2018. Ushtrimi u organizua bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe nga Agjencia për Komunikim Elektronik (AEC).
Kjo ngjarje ishte shumë relevante për shoqërinë duke qenë se sulmet kibernetike janë bërë kërcënim ditor i botës së sotme moderne e të globalizuar. Sulmet e tilla shfaqen në forma të ndryshme, e dëmi është gjithmonë i madh: si fushatë kibernetike, luftë apo terrorizëm kibernetik në kontekste të ndryshme.
Niveli i sulmeve kibernetike varion nga instalimi i softuerit spiunues në kompjuterin personal e deri te përpjekjet për të shkatërruar infrastrukturën e një shteti të tërë. Sulmet kibernetike janë bërë shumë të sofistikuara dhe shumë më të rrezikshme.
Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein, tha se ushtrimi do ta ndihmojë qeverinë dhe përfaqësuesit e sektorit privat për të vepruar më mirë me qëllim reagimin e përbashkët dhe më të shpejtë ndaj kërcënimeve kibernetike dhe sipas mendimit të tij kjo është mënyra më e mirë për të luftuar kundër këtyre krimeve.
Referencat nga faqja zyrtare e OSBE-së