14 Nën Parimi i ne bis in idem është i pazbatueshëm në rastin e masave të antihuliganizmit në Kroaci
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka refuzuar njëzëri parashtesën në rastin Seražin v. Kundër Kroacisë (parashtresa nr. 19120/15, 08.11.2018). Rasti kishte të bënte me masat e përdorura në Kroaci për të luftuar huliganizmin.
Seražin, parashtruesi, u ankua në bazë të nenit 4 të Protokollit Nr. 7 (e drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë) se ai ishte ndjekur dhe ishte dënuar dy herë për shkak të trazirave në një ndeshje futbolli në vitin 2012, së pari në procedurat kundërvajtëse dhe më pas në procedurat e ndalimit të pjesëmarrjes në ngjarje sportive.
Gjykata përsëriti se parimi i ne bis in idem ose rreziku i dyfishtë aplikohej vetëm për një gjykim dhe/ose dënim në “procedimet penale”. Gjykata arriti në përfundimin se Neni 4 i Protokollit Nr. 7 nuk aplikohej në rastin e Z. Seražin sepse ai nuk ishte përballur me aktakuzë në rastin e dytë të procedimeve. Masa e aplikuar në këto procedura nuk kishte përfshirë gjobë ose heqje të lirisë, dhe në thelb kishte për qëllim ta parandalojë atë të kryejë dhunë të mëtejshme, e jo ta dënonte për herë të dytë për veprën e huliganizmit. Në të vërtetë, në rastet e mëparshme që kishin të bënin me efektet edhe më me peshë ndaj një parashtruesi krahasuar me rastin konkret, si detyrimi i atyre që i përkasin grupit “mafioz” të raportojnë një herë në javë në polici ose t’i refuzonin dhënien e lejes së qëndrimit një individi për shkak të bindjeve të tij, Gjykata kishte gjetur se këto masa nuk kishin qenë dënim “penal”.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut