Përgjegjësinë e shteti për shkak të trajtimin çnjerëzor dhe degradues të një fëmije me aftësi të kufizuara

Në rastin L.R. kundër Maqedonisë së Veriut (kërkesa nr. 38067/15, 23.01.2020) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut njëzëri ka gjetur se ka pasur shkelje të Nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kishte të bënte me një fëmijë, L.R., i cili ishte në kujdesin e institucioneve shtetërore që kur ishte tre muajsh dhe ku pretendohej të kishte pasur kujdes të papërshtatshëm dhe keqtrajtim. L.R. u braktis nga prindërit e tij me sëmundje mendore pasi ai lindi në vitin 2004.. Si kujdestar i tij u caktua një qendër e mirëqenies sociale, e cila që nga ajo kohë ka urdhëruar dhe ka rregulluar vendosjen e tij në disa institucione shtetërore të kujdesit social. Kur ishte një vjeç u vërejt vonesë në rritje ndërsa kur ishte tre vjeç e gjysmë një ekip mjekësh e diagnostikuan me probleme mendore, fizike (paralizë celebrale) dhe me probleme në të folur. Për rastin e tij mori vesh një OJQ kur Avokati i Popullit e vizitoi në një institut në vitin 2013 dhe e gjeti të lidhur për shtratin e tij. 

Kërkesa u dorëzua ng Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Shkup (HCHR) në emër të L.R., maqedon / shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Së pari, Gjykata konsideroi se në rrethana të jashtëzakonshme të çështjes dhe duke pasur parasysh natyrën serioze të pretendimeve, HCHR-së duhet t’i jepet mundësi për të vepruar si përfaqësuese e kërkuesit.

Gjykata e konsideroi veçanërisht shqetësues faktin se dikush aq i ndjeshëm si kërkuesi, fëmijë tetëvjeçar me aftësi të kufizuara mendore që ishte i shurdhër dhe nuk mund të fliste, kishte qenë shpesh i lidhur për shtratin e tij gjatë qëndrimit të tij përafërsisht një vit dhe nëntë muaj në një institut i cili ishte dukshëm i papërshtatshëm meqë ishte për personat me aftësi të kufizuara fizike, përkundër stafin atje që shprehte shqetësimet e tyre para autoriteteve që nga fillimi se kishte mungesë stafi dhe nuk se stafi nuk ishte i kualifikuar për t’u marrë me të. 

Gjykata gjeti se autoritetet ishin të obliguar të mbronin dinjitetin dhe mirëqenien e kërkuesit, pasi ai kishte qenë gjatë gjithë kohës në kujdesin e tyre, dhe për këtë arsye ata kishin qenë përgjegjës për vendosjen e tij të papërshtatshme në këtë institut, për mungesën e kujdesit të nevojshëm dhe për trajtim çnjerëzor dhe degradues që ai kishte duruar. Gjykata konkludoi se kishte pasur shkelje të të drejtave të kërkuesit sipas Nenit 3.

Përveç kësaj, mungesa e kujdesit të duhur dhe trajtimi çnjerëzor dhe degradues që ai kishte pësuar, çoi në shkelje të Nenit 3 (hetim) për shkak të dështimit të autoriteteve për të kryer hetim të duhur për rastin. Për më tepër, hetimi, në vend se të shikonte dështimin e përgjithshëm të sistemit në çështjen L.R., ishte përqendruar në përgjegjësinë penale individuale të punëtorëve të institutit, gjë që kishte çuar që prokurorët të zbulonin se nuk kishte pasur qëllim të dëmtonin fëmijën dhe të hidhnin poshtë këtë rast.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut