Pranimi i provave të marra përmes keqtrajtimit nga individë privatë

Në rastin Ćwik kundër Polonisë (kërkesa nr. 31454/10, 05.11.2020) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut me pesë vota pro dhe dy kundër ka gjetur se nuk ka pasur shkelje të Nenit 6 § 1 (e drejta për gjykim të drejtë) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. 

Rasti kishte të bënte me kërkesën e z. Ćwik se procedurat kundër tij për trafik droge kishin qenë të padrejta. Ai u ankua në veçanti se gjykatat kishin pranuar si prova deklaratat e një pale të tretë që ishin marrë përmes torturave nga anëtarët e një bande kriminale. 

Gjykata gjeti në veçanti se gjykatat vendore që merreshin me rastin e kërkuesit nuk kishin lënë hapësirë për dyshim se deklaratat në fjalë ishin marrë si rezultat i keqtrajtimit të ndaluar sipas Nenit 3. 

Çështja në rastin e kërkuesit, e cila nuk ishte ngritur më parë para Gjykatës, ishte nëse ai rregull mund të transferohej në prova të marra nga një palë e tretë si rezultat i keqtrajtimit të shkaktuar nga individë privatë. 

Gjykata vendosi se e njëjta logjikë zbatohej për rastin e kërkuesit, ku siç u theksua më lart, deklaratat e K.G. ishin marrë si rezultat i keqtrajtimit për të cilin zbatohej Neni 3. Megjithatë, Gjykata e Apelit kishte pranuar përdorimin e provave të deklaratave të tilla, duke shkelur ndalimin absolut të keqtrajtimit të garantuar sipas Nenit 3, dhe duke mos marrë parasysh argumentet e kërkuesit në lidhje me mosbesueshmërinë e provave të tilla ose implikimet nga këndvështrimi i të drejtës së tij për gjykim të drejtë sipas Nenit 6 § 1 të Konventës.

Gjykatat megjithatë kishin pranuar përdorimin e deklaratave të tilla si prova për të dënuar kërkuesin, duke shkelur ndalimin absolut të keqtrajtimit të garantuar sipas Nenit 3 të Konventës, dhe duke mos marrë parasysh implikimet nga pikëpamja e së drejtës së tij për gjykim të drejtë sipas Nenit 6 § 1 të Konventës. Gjykata përsëriti në veçanti rregullin e saj se pranimi i deklaratave të marra si prova, që ishin siguruar si rezultat i torturave ose keqtrajtimeve të ndaluara sipas Nenit 3 të Konventës i bëri procedurat në tërësi të padrejta. 

Ky ishte rasti i parë në të cilën Gjykata ka zbatuar këtë rregull në lidhje me provat e marra si rezultat i keqtrajtimit të shkaktuar nga individë privatë. Të gjitha rastet e mëparshme kishin të bënin me provat e marra si rezultat i keqtrajtimit të shkaktuar nga zyrtarët publikë.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut