Projekti i Këshillit të Europës: T’i Jepet Fund Ekzpolatimit dhe Abuzimit Seksual të Fëmijëve

Eksploatimi dhe abuzimi seksual i fëmijëve online (OCSEA) është formë e veçantë e dhunës ndaj fëmijëve. Natyra shpesh tranzitore e këtij krimi kërkon përgjigje ndërkombëtare dhe shumësektoriale për të siguruar mbështetje gjithëpërfshirëse për viktimat dhe hetime e ndjekje efektive.   

Mbledhja e parë e Grupit Drejtues të Projektit të Këshillit të Evropës T’i Jepet Fund Ekzpolatimit dhe Abuzimit Seksual të Fëmijëve u zhvillua më 4 mars 2019 në Strasburg, Francë.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Strategjisë së Këshillit të Europës për të Drejtat e Fëmijës (2016-2021) dhe synon të mbështesë shtetet anëtare për të parandaluar dhe luftuar OCSEA-n duke krijuar mjedise të përshtatshme për bashkëpunim ndërsektorial dhe multidisiplinar në nivel kombëtar dhe nivelet rajonale, duke forcuar strukturat e qeverisjes kombëtare dhe duke kryer analizën e gjendjes së rreziqeve të eksploatimit seksual dhe abuzimin seksual të fëmijëve; mbështetjen e reformave legjislative dhe procedurale, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e zbatimit të ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët dhe promovimin e bashkëpunimit ndërinstitucional multidisiplinar për mbështetjen e viktimave.

Grupi Drejtues përbëhet nga përfaqësues të dhjetë vendeve: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe përfaqësuesit e Këshillit të Europës dhe partnerët e projektit.

Roli i Grupit Drejtues është të ofrojë këshilla teknike dhe strategjike, mbështetje dhe rekomandime për të vazhduar zbatimin e Projektit. Në të njëjtën kohë, Grupi Drejtues do të koordinohet me iniciativat dhe programet përkatëse, do të monitorojë progresin e bërë në zbatimin e projektit dhe do të mbështesë përhapjen e rezultateve dhe burimeve përmes rrjeteve profesionale dhe të tjera.

Ngjarjet e ardhshme në projekt përfshijnë:

– Konferencën për ngritjen e kapaciteteve për përfaqësuesit e shoqërisë civile mbi Konventën e Lanzarotes, ngritjen e vetëdijes dhe OCSEA-n (8-9 prill 2019, Strasburg, Francë);

– Konferencën rajonale për parandalimin dhe luftimin e OCSEA-s, 16-17 maj 2019, Strasburg, Francë).

Referencat nga uebfaqja zyrtare e Këshillit të Europës

Tags:
,