Raporti Botëror i Human Rights Watch 2020

World Report 2020 është pasqyrë e tridhjetë vjetore e Human Rights Watch mbi praktikat e të drejtave të njeriut në të gjithë globin, që përfshin 100 vende dhe territore në botë dhe periudhën nga fundi i vitit 2018 deri në nëntor të vitit 2019.

Human Right Watch në World Report 2020 tha se vendet e Ballkanit bënë vetëm përparim modest vitin e kaluar në fushën e të drejtave të njeriut.

Bosnja

Në vitin 2019, Bosnja dhe Hercegovina (BeH) shënoi pak përmirësime në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Mbajtja e LGBT Pride-it të parë ishte zhvillim i mirëpritur, edhe pse personat lezbike, gay, biseksualë dhe transgjinorë vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe dhunë. Shteti dështon t;u mbrojë gratë nga dhuna gjinore ose t’i bëjë përgjegjës shumicën e atyre që janë përgjegjës për këtë dhunë. 

në dhjetor 2019 u bënë 10 vjet nga vendimi Sejdić-Finci i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), që konstatoi se kushtetuta boshnjake diskriminon pakicat etnike dhe fetare duke mos i lejuar të kandidojnë për Presidencë. Në dekadën që pasoi, GjEDNj ka gjetur shkelje të ngjashme kushtetuese në tre raste të tjera, por kushtetuta ende nuk është ndryshuar.

Liria e mediave mbetet e kompromentuar dhe ritmi i ndjekjeve penale të krimeve të luftës mbetet i ngadalshëm.

Kroacia

Kroacia raportoi se kishte bllokuar hyrjen e 9,487 personave në kufijtë e saj në 8 muajt e parë të vitit. Përkundër raporteve të besueshme gjatë vitit për sulme të paligjshme dhe të dhunshme të migrantëve nga policia kroate në Bosnjë dhe Serbi, duke shkelur ligjin e BE-së për refugjatët dhe të drejtat e njeriut, Kroacia nuk pati pasoja nga institucionet e BE-së.

Gjatë një viti i cili u shënua me disa sulme të dhunshme ndaj serbëve të Kroacisë, ombudspersoni i Kroacisë dhe grupet e shoqërisë civile shprehën shqetësimin për klimën e jotolerancës ndaj minoriteteve.

Nga janari deri në shtator 2019, OJQ Documenta regjistroi 39 raste të krimeve të luftës kundër 59 të pandehurve para gjykatave në Kroaci. Në të njëjtën periudhë, 15 persona u dënuan për krime të lidhura me luftën, duke përfshirë një krim për dhunë seksuale.

Kosova

Progresi drejt llogaridhënies për krimet e rënda të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 ishte i ngadaltë. Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili shërbeu si komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, dha dorëheqje në korrik pas një thirrjeje për intervistë nga prokurori special i krimeve të luftës në Hagë. 

Gazetarët u përballën me kërcënime dhe frikësime, dhe ndjekjet penale të krimeve kundër gazetarëve ishin të ngadalta. 

Komunitetet romë, ashkali dhe egjiptase të Ballkanit vazhduan të përballen me diskriminim.

Përkundër disa zhvillimeve pozitive, dhuna në familje mbeti problem në Kosovë me reagime të pamjaftueshme të policisë, pak ndjekje penale dhe dështim të vazhdueshëm të gjyqtarëve për të lëshuar urdhra kufizues ndaj partnerëve abuzues.

Serbia

Procedimet penale të krimeve të luftës në gjykatat vendore ishin të ngadalta dhe nuk kishin mbështetje të nevojshme politike. Sistemi i azilit mbetet me mangësi me shkallë të ulëta të njohjes së azilit në krahasim me mesataret e BE-së dhe vonesa të gjata para se të merren vendimet. 

Gazetarët serbë vazhdojnë të përballen me sulme dhe kërcënime. Raporti thotë se ka raporte për sulme dhe kërcënime ndaj mediave dhe gazetarëve për shkak të raportimeve për çështje të ndjeshme, dhe se mediat proqeveritare, siç pretendohet, shpesh bëjnë fushata në të cilat shpifin ndaj të ashq. media të pavarura, duke i quajtur ato si “tradhtare” dhe “mercenare të huaja”.

Serbia nuk ka miratuar plan gjithëpërfshirës për t’i zhvendosur njerëzit me aftësi të kufizuara nga institucionet në banesa komunitare. Fëmijët me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje në arsim gjithëpërfshirës.

Raportin mund ta gjeni këtu https://www.hrw.org/world-report/2020

Referencat nga faqja zyrtare e Human Rights Watch