Raporti i CPT-së për Bosnjë dhe Hercegovinën

Në një Raport të publikuar më 14 shtator 2021, Komisioni i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit apo Dënimit Jonjerëzor apo Degradues (CPT) u bën thirrje autoriteteve boshnjake të marrin masa të rrepta për të trajtuar problemin e keqtrajtimit policor.

Raporti, bazuar në gjetjet e CPT-së gjatë vizitës së tyre në vend në qershor 2019 dhe të publikuar bashkë me përgjigjen e autoriteteve, përshkruan shumë pretendime të keqtrajtimeve fizike e psikologjike ashpërsia e të cilave mund të konsiderohet torturë (psh. falaka, dhunim me shkop, simulim ekzekutimi me armë) të të burgosurve nga zyrtarët e zbatimit të ligjit brenda Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FBeH). Pretendimet për keqtrajtim kundër të dyshuarve penalë, përfshinin shkelma, grushta, shuplaka dhe goditje me shkop, shkop bejsbolli, dërrasa dhe kabllo elektrike, të kryera nga inspektorë të krimit dhe pjesëtarë të njësiteve speciale me qëllim të detyrimit të tyre për të dëshmuar. Raporti vëren se në Republikën Srpska (RS) ka pasur më pak pretendime për keqtrajtim policor krahas vitit 2012 dhe 2015. 

Raporti bën thirrje për veprime të rrepta për të promovuar ndryshimin e kulturës në Policinë e Kantonit të Sarajevës dhe Neretvës në Policinë e eH. Kjo, inter alia, kërkon miratimin e masave siç janë metodat bashkëkohore të hetimit të krimit dhe një sistem xhirimi me video dhe audio të intervistave policore si dhe të garantohet që ekzaminimet mjekësore të të dyshuarve në mbajtje të jenë të plota dhe konfidenciale. 

Për më tepër, raporti gjeti se hetimet lidhur me keqtrajtimin e pretenduar policor nuk janë efektive, meqë ato as nuk realizohen shpejt as nuk bëhen thellësisht dhe organi hetues nuk mund të konsiderohet si i paanshëm dhe i pavarur.

Këto mund ta lexoni raportin e plotë: https://rm.coe.int/1680a3d12c

Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës