25 Pri Raporti vjetor i Praxisit për martesat e fëmijëve në Serbi me fokus të veçantë në praktikën e zyrave të prokurorit publik
Në kuadër të projektit “Ndihma Ligjore për Personat në Rrezik të Pashtetësisë në Serbi”, të financuar nga UNHCR-ja, Praxis përgatiti raportin “Raporti vjetor 2021 mbi martesat e fëmijëve në Serbi me fokus të posaçëm në praktikën e zyrave të prokurorit publik”.
Raporti i sivjetëm paraqet të dhëna mbi procedimin e zyrave të prokurorit publik në lidhje me shkeljet penale të martesës së detyruar dhe bashkëjetesës me të mitur, bazuar në përgjigjet e paraqitura nga zyrat e prokurorit publik nga territori i Republikës së Serbisë ndaj kërkesave për liri të informatave.
Sipas të dhënave të siguruara, çdo i treti ankim penal për shkeljen penale të bashkëjetesës me të mitur rezulton në një kërkesë për padi, por në tre vitet e mëparshme nuk janë raportuar dyshime për martesa të detyruara në Republikën e Serbisë.
Veprimet e pabarabarta dhe mospërputhshmëria në punën e zyrave të policisë dhe prokurorit publik, të pasqyruara në propozimin e një dënimi të pezulluar në dy të tretat e mocionit për padi, flasin për probleme serioze lidhur me efektshmërinë dhe përshpejtimin e mekanizmave të parandalimit dhe sanksionimit, meqë ato nuk janë në gjendje të sigurojnë mbrojtjen e duhur të të drejtave të fëmijëve.
Në Serbi, martesat e fëmijëve bëhen kryesisht me vajzat rome, siç dëshmohet nga fakti se në mesin e grave të reja (20-24 vjeç) që kanë lidhur martesën e tyre të parë para moshës 15 vjeç janë 16% të vajzave rome krahasuar me 1% të vajzave nga popullsia e përgjithshme, dhe 56% të vajzave rome krahasuar me 16% të vajzave nga popullsia e përgjithshme kanë lidhur martesë para moshës 18 vjeç.
Sipas raportit, ankuesit për akuza penale janë zakonisht policia dhe qendrat për punë sociale, të cilat më shpesh marrin informata për krimin në fjalë nga institucionet shëndetësore pas lindjeve nga vajzat e mitura.
Të dhëna të rëndësishme në lidhje me martesat e fëmijëve, por edhe për pengesat e mëdha në luftimin e këtij fenomeni, të cilat përshkruhen në këtë raport, u morën nëpërmjet aktiviteteve të kryera me fëmijët dhe takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e qendrave të mirëqënies sociale dhe shkollave.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.
Referencat nga faqja e Praxisit