04 Dhj Rasti Alekseyev dhe të tjerë kundër Rusisë
Në rastin Alekseyev dhe të tjerë kundër Rusisë (kërkesa nr. 14988/09 dhe 50 të tjerë, 27.11.2018), Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur njëzëri se ka pasur shkelje të Nenit 11 (liria e tubimit dhe organizimit), shkelje të Nenit 13 (e drejta për masa efektive), dhe shkelje të Nenit 14 (e drejta kundër diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Rasti që bëri bashkë 51 kërkesa nga 7 parashtrues kishte të bënte me refuzimin e vazhdueshëm të autoriteteve ruse për t’u miratuar kërkesën organizatorëve të zhvillonin fushata LGBT. Gjykata më parë kishte nxjerrë vendim në vitin 2010 në rastin Alekseyev kundër Rusisë (kërkesa nr. 4916/07, 25924/08 dhe 14599/09) që kishte të bënte me një ankesë të ngjashme me të tanishmen. Në atë rast, Gjykata konstatoi se refuzimi i autoriteteve për të lejuar zhvillimin e fushatave LGBT përbënte shkelje të Neneve 11, 13 dhe 14 të Konventës. Gjykata gjeti se duhet ta përsëriste vendimin e atij rasti në këtë instancë.
Prandaj ajo konstatoi se vendimi për të refuzuar kërkesat e parashtruesve për të mbajtur ngjarje publike LGBT nuk mund të arsyetohej me shqetësime për rend publik dhe ishte shkelje e të drejtës së tyre për tubim. Gjykata gjithashtu gjeti se vendimi për bllokimin e ngjarjeve LGBT ishte motivuar nga mospëlqimi i autoriteve lidhur me temën e demonstratave, dhe prandaj kjo përbënte diskriminim dhe shkelje të Nenit 14.
Gjykata përsëriti detyrimin e Shteteve për të zbatuar vendimet dhe gjeti se Rusia do të duhej të bënte përpjekje të mëdha dhe të gjata për të miratuar masa të përgjithshme, sidomos në lidhje me çeshtjet e lirisë së tubimit dhe diskriminimit.
Referencat nga uebfaqja zyrtare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut