13 Shk Refuzimi për t’i dhënë një avokati të një të ndaluari hyrjen në uebfaqet e caktuara për të përgatitur mbrojtjen e tij cenoi lirinë e tij të shprehjes
Në rastin Ramazan Demir kundër Turqisë (kërkesa nr. 68550/17, 09.02.2021) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi, njëzëri, se kishte pasur shkelje të Nenit 10 (liria e shprehjes: liria për të marrë informacion dhe ide) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Rasti kishte të bënte me refuzimin e autoriteteve të burgut për të aprovuar një kërkesë për qasje në faqet e caktuara të internetit, të paraqitura nga Z. Demir gjatë ndalimit të tij në Burgun e Silivri në vitin 2016. Z. Demir, avokat, dëshironte të hynte në faqet e internetit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës Kushtetuese dhe Gazetës Zyrtare, me qëllim përgatitjen e mbrojtjes së tij dhe ndjekjen e çështjeve të klientëve të tij.
Gjykata konsideroi se meqenëse qasja e të burgosurve në zona të caktuara që përmbajnë informacion ligjor tashmë ishte dhënë sipas ligjit turk për qëllime trajnimi dhe rehabilitimi, kufizimi i hyrjes së Z. Demir në vendet e lartpërmendura, që përmbanin vetëm informacione ligjore që mund të ishin në lidhje me zhvillimin dhe rehabilitimin e aplikantit në kontekstin e profesionit dhe interesave të tij, kishin përbërë ndërhyrje në të drejtën e tij për të marrë informacion. Ajo vuri në dukje në lidhje me këtë se gjykatat vendase nuk kishin dhënë shpjegime të mjaftueshme se pse hyrja e z. Demir në faqet e internetit të Gjykatës, Gjykatës Kushtetuese ose Gazetës Zyrtare nuk mund të konsiderohej se kishin të bënin me trajnimin dhe rehabilitimin e kërkuesit, për të cilat qasja e të burgosurve në internet ishte e autorizuar nga legjislacioni kombëtar, as nëse dhe pse z. Demir duhet të konsiderohej si i burgosur që paraqet rrezik të caktuar ose i përket një organizate ilegale, në lidhje me të cilën mund të kufizohej hyrja në internet.
Për më tepër, as autoritetet dhe as qeveria nuk kishin shpjeguar pse masa e kontestuar ishte e nevojshme në çështjen në fjalë, duke pasur parasysh qëllimet legjitime të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në burg dhe parandalimin e krimit. Doli se ndërhyrja në fjalë nuk ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike.
Megjithëse konsideratat e sigurisë të ngritura nga autoritetet kombëtare duhej të konsideroheshin si përkatëse, Gjykata vuri në dukje se gjykatat kombëtare nuk kishin kryer ndonjë analizë të hollësishme të rreziqeve të sigurisë që do të kishin lindur nga qasja e z. Demir në këto tre faqe në internet, veçanërisht meqë faqet e internetit në fjalë u përkisnin autoriteteve shtetërore dhe një organizate ndërkombëtare dhe se z. Demir do t’iu ishte qasur vetëm nën mbikëqyrjen e autoriteteve dhe në kushtet e përcaktuara prej tyre.
Kështu, Qeveria nuk kishte treguar se arsyet e paraqitura nga autoritetet kombëtare për të justifikuar masën që po sfidohej ishin të rëndësishme dhe të mjaftueshme, ose se kjo ndërhyrje kishte qenë e nevojshme në një shoqëri demokratike. Kështu, Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të Nenit 10 Konventës.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut