Rezoluta e Parlamentit Europian mbi të drejtat e njeriut në Serbi

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë urgjente më 6 dhjetor 2021 mbi punën e detyruar në fabrikën Linglong dhe protestat mjedisore në Serbi.

Parlamenti Europian shprehu shqetësime të thella rreth punës së detyruar të dyshuar, shkeljes së të drejtave të njeriut dhe trafikimit njerëzor të rreth 500 vietnamezëve në kantierin kinez të ndërtimit të fabrikës Linglong Tire në Serbi dhe u kërkoi autoriteteve serbe të hetojnë rastin me kujdes dhe të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore të njeriut në fabrikë, veçanërisht të drejtat e punës, për t’i siguruar BE-së përfundimet e hetimeve dhe për t’i detyruar autorët të japin llogari.

Tutje, në rezolutë PE shprehu shqetësimin e tij të thellë lidhur me problemet serioze me korrupsionin dhe sundimin e së drejtës në fushën e mjedisit, mungesën e përgjithshme të transparencës dhe vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social të projekteve të infrastrukturës, duke përfshirë investimet dhe kreditë kineze si dhe ato nga kompanitë shumëkombëshe si Rio Tinto; në këtë kontekst vë në pah dhe i bëri thirrje BE-së dhe autoriteteve serbe që të ndjekin shqetësimet legjitime të shprehura në protestat mjedisore që ndodhën muajin e fundit në shumë qytete anembanë Serbisë, pas njoftimit të ndryshimeve të Ligjit mbi Shpronësimin, i cili do të lejonte shpronësimin më të shpejtë të tokave private dhe Ligjit mbi Referendumet dhe Nismat Popullore.

Në lidhje me këtë, PE shprehu gjithashtu shqetësim të thellë rreth dhunës në rritje nga grupet ekstremiste dhe huligane kundër protestave paqësore mjedisore, keqardhjen për sasinë e forcës së përdorur nga policia kundër protestuesve, dënon sjelljen e dhunshme të huliganëve ndaj demonstruesve paqësorë dhe dënon me forcë çdo shkelje të së drejtës themelore për tubime paqësore. Rezoluta u bënte apel autoriteteve serbe të hetojnë siç duhet rastet e fundit të protestave masive gjatë të cilave forca policore thuhet se tejkaloi autoritetin e saj apo nuk arriti të mbrojë protestuesit nga dhuna dhe të mbrojë të drejtën e tyre njerëzore për tubime paqësore.

Parlamenti Europian ndau shqetësimin e tij lidhur me kohën e kufizuar dhe hapësirën në dispozicion për të debatuar hapur rreth Ligjit mbi Referendumet dhe Nismat Popullore dhe ndryshimet në Ligjin mbi Shpronësimin dhe vuri në dukje vendimin për të tërhequr dhe rishqyrtuar Ligjin mbi Shpronësimin dhe ndryshimet e miratuara në Ligjin mbi Referendumet dhe Nismat Popullore.

Në fund, PE deklaroi se trendet e qëndrueshme të anshmërisë së mediave dhe mjegullimi i vijave midis veprimtarive të zyrtarëve shtetërorë, policisë dhe politikanëve partiakë janë problematike dhe ndan keqardhjet e veta për përkeqësimin e lirisë së mediave dhe rritjen e gjuhës abuzive, frikësimin dhe madje edhe gjuhën e urrejtjes ndaj anëtarëve të opozitës, intelektualëve të pavarur, OJQ-ve, gazetarëve dhe individëve të shquar, përgjegjësia e të cilave për të vepruar me respekt ndaj të gjithë përfaqësuesve të mediave është me rëndësi të madhe.

Këtu mund të gjeni tekstin e plotë të rezolutës:

https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/TA-9-2021-0511_EN.html

Referencat nga faqja e Parlamenti Europian