Rritja e rasteve të dhunës ndaj grave gjatë pandemisë COVID-19

Që nga shpërthimi i pandemisë, është raportuar rritje dramatike e rasteve të regjistruara të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si në të gjithë botën, ashtu edhe në vendet anëtare të Këshillit të Europës.

Komiteti i Palëve në Konventën e Këshillit të Europës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (“Konventa e Stambollit”) ka lëshuar një deklaratë, duke u bërë thirrje shteteve që e kanë ratifikuar Konventën t’u referohen standardeve dhe rekomandimeve të saj si burim të udhëzimit për veprime qeveritare gjatë pandemisë.

Komiteti i Palëve në Konventën e Stambollit duke njohur sfidat me të cilat përballen vendet anëtare të Këshillit të Europës për të mbrojtur popullsinë e tyre nga kërcënimi i pandemisë COVID-19 duke u konsultuar dhe kërkuar ekspertizën e Grupit të Ekspertëve për Veprim kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO):

  • Kujton se parimet dhe kërkesat e Konventës së Stambollit sigurojnë një kornizë për hartimin dhe zbatimin e masave për të siguruar barazinë midis grave dhe burrave dhe për të luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje, e cila aplikohet në çdo kohë dhe fiton peshë më të madhe në kohën e emergjencës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19;
  • Nënvizon detyrimin e shteteve palë në Konventën e Stambollit të ushtrojnë kujdes të duhur për të parandaluar, hetuar, ndëshkuar dhe siguruar dëmshpërblim për aktet e përfshira të dhunës, në përputhje me detyrimet e tyre sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; 2
  • Mirëpret qasjen e atyre shteteve që kërkojnë mënyra inovative për t’i përshtatur përgjigjet e tyre institucionale ndaj dhunës në dritën e kontekstit aktual dhe u bën thirrje shteteve palë të mbështesin ndërmarrjet e tyre nën Konventën e Stambollit dhe të forcojnë masat e marra për këtë qëllim;
  • Tërheq vëmendjen e palëve në përzgjedhjen e dispozitave të Konventës së Stambollit në aneksin e kësaj deklarate, e cila ofron shembuj të veprimeve dhe masave të mundshme për t’u marrë gjatë përballjes me pandeminë;
  • Njeh nevojën për të pasur shkëmbime dhe bashkëpunim midis anëtarëve dhe vëzhguesve të Komitetit për të adresuar ndikimin afatgjatë dhe çdo pasojë të krizës mbi viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke siguruar respektimin e plotë të parimeve dhe kërkesat e Konventës së Stambollit dhe garantimin e një qasjeje të përqendruar tek viktimat dhe të drejtat e njeriut ndaj një dhune të tillë.

Shembuj specifikë se si të reagohet ndaj rritjes së rasteve të dhunës ndaj grave – të nxjerra kryesisht nga nismat që shtetet palë po zbatojnë aktualisht në praktikë – janë dhënë në Shtojcën e deklaratës.

Deklaratën mund ta gjein këtu: https://rm.coe.int/declaration-committee-of-the-parties-to-ic-covid-/16809e33c6n-cases-of-violence-against-women

Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës