02 Shk Rrjeti Europian për Pashtetësinë ka pubilkuar Indeksin e Pashtetësisë
Rrjeti Europian për Pashtetësinë ka pubilkuar Indeksin e Pashtetësisë, i cili vlerëson se si shtetet në Europë i mbrojnë personat pa shtetësi dhe çka bëjnë ato për ta parandaluar apo për ta zvogëluar pashtetësinë.
Indeksi i Pashtetësisë është vegël krahasuese e cila vlerëson ligjet, politikat dhe praktikat e shteteve europiane për mbrojtjen e personave pa shtet dhe parandalimin dhe zvogëlimin e pashtetësisë kundrejt rregullave ndërkombëtare dhe praktikave të mira. Indeksi është vegël e krijuar nga shoqëria civile, qeveria, hulumtuesit, mediat dhe të interesuar të tjerë. Ky indeks u zhvillua dhe menaxhohet nga Rrjeti Europian për Pashtetësinë (ENS).
Serbia është një prej 12 vendeve europiane të përfshirë në këtë indeks, dhe rrjedhimisht ekziston mundësia të shihet se në ç’masë ka qenë e suksesshme sa i përket parandalimit të pashtetësisë dhe mbrojtjes së personave pa shtetësi si në raport me standardet relevante ndërkombëtare ashtu edhe në krahasim me shtetet e tjera. Sa i përket ratifikimit të traktateve relevante ndërkombëtare, situata në Serbi është vlerësuar si shumë pozitive, por kur flasim për përmbushjen e obligimeve të marra përsipër, situata nuk është vlerësuar gjithmonë si pozitive. Për shembull, situata në lidhje me regjistrimin me kohë të fëmijëve në libra amë dhe në lidhje me parandalimin e pashtetësisë tek personat që lindin në Serbi është vlerësuar e dobët.
Indeksi pritet të jetë vegël e dobishme për organizatat që merren me problemin e pashtetësisë dhe avokojnë për përmirësimin e situatës në këtë fushë, si dhe për zyrtarët shtetërorë të cilët marrin shembuj të zgjidhjeve të mira në procesin e hartimit të rregulloreve dhe strategjive. Përveç kësaj, kjo vegël mund t’u sjellë dobi atyre që zhvilojnë hulumtime në këtë fushë si dhe personave pa shtetësi të cilët kërkojnë informata në lidhje me të drejtat e tyre.
Referencat nga faqja zyrtare e Rrjetit Europian për Pashtetësinë