Shkarkimi i justifikuar i sinjalizuesit

Në rastin Gawlik kundër Lihtenshtajnit (kërkesa nr. 23922/19, 16.02.2021) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur njëzëri se nuk ka pasur shkelje të Nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kishte të bënte me një mjek i cili ngriti dyshime se në spitalin e tij ishte bërë eutanazi. Kërkuesi u ankua në zyrën e prokurorit (pa kaluar nëpër sistemin e ankesave të spitalit). Policia ndërmori disa hapa hetimorë. Kjo u pasua me vëmendje të madhe mediale. Kërkuesi i suspendua më 26 shtator 2014. Më 17 tetor 2014 ai u pushua nga puna pa njoftim, pa pasur mundësinë të kalonte nëpër sistemin e ankesave të brendshme të spitalit.

Gjykata përsëriti se ndërhyrja në lirinë e shprehjes duhet të jetë, ndër të tjera, “e domosdoshme në një shoqëri demokratike”, dhe proporcionale me qëllimin legjitim të ndjekur. Gjykata ra dakord me gjykatat vendase se kërkuesi duhet të kishte verifikuar më mirë informacionin, duke marrë parasysh seriozitetin e pohimeve, duke bërë referenca të ndërthurura me dosje mjekësore në letër. 

Gjykata nuk vendosi nëse kërkuesi ishte i detyruar të ngriste dyshimet e tij, por vendosi se informacioni që ai kishte zbuluar ishte me interes të konsiderueshëm publik. Gjykata vuri në dukje ashpërsinë e shkarkimit të kërkuesit, duke konsideruar se kjo duhet të ketë pasur efekt tronditës. Gjykata vuri në dukje se kërkuesi nuk kishte vepruar me motive të papërshtatshme. Megjithatë, shkarkimi i kërkuesit ishte i arsyetuar, sidomos duke pasur parasysh efektin mbi reputacionin e spitalit dhe një anëtari tjetër të personelit. 

Gjykata arriti në përfundimin se ndërhyrja në të drejtat e kërkuesit kishte qenë proporcionale. Andaj, nuk ka pasur ka pasur shkelje të Nenit 10 të Konventës.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut