Urrejtja në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Fushata rajonale “Blloko urrejtjen. Shpërndaj dashuri!” kishte për qëllim të trajtonte dukurinë e gjuhës së urrejtjes, duke rritur kështu ndërgjegjësimin te publiku i përgjithshëm lidhur me rrezikun e madh të gjuhës së urrejtjes dhe efekteve të saj negative në Ballkanin Perëndimor. Seria e re e publikuar e fakteve identifikon format më të zakonshme të urrejtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Çdo fletë informacioni jep statistika të grupeve dhe individëve të prekur; nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme dhe praktikat e mira, duke përfshirë referencat ndaj standardeve përkatëse dhe të zbatueshme europiane; dhe jep sugjerime për rrugëtimin përpara.

Disa shembuj të çështjeve të trajtuara në fletët e informacioneve: a e dini se urrejtja ndaj dhe midis grupeve të caktuara të të rinjve është mjaft e përhapur në Ballkanin Perëndimor? Ky quhet ngacmim, i cili në ditët e sotme zakonisht ndodh online dhe është i ndërlikuar për t’u luftuar. Si fëmijët që ngacmohen edhe ata që ngacmojnë të tjerët mund të kenë probleme serioze, të vazhdueshme, siç zbuloi një artikull akademik. Secili prej nesh mund të bëjë më shumë dhe të përcjellë mesazhe tolerance dhe respekti duke ofruar rrëfime kundër gjuhës së urrejtjes, si dhe të përpiqet të nxisë viktimat që të raportojnë incidentet e urrejtjes tek autoritetet kompetente.

Përveç urrejtjes ndaj personave dhe të rinjve LGBTI, fletët e informacioneve do të ndihmojnë në identifikimin e fakteve dhe shifrave mbi format e mëposhtme të përsëritura të urrejtjes që synojnë grupin e cenueshëm në rajon: kundër komunitetit rom, grupeve fetare, personave me aftësi të kufizuara, emigrantëve, grave dhe vajzave.

Fushata zbatohet në kuadër të aksionit “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Ballkanin Perëndimor”, që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Europian/Këshillit të Europës “Lehtësia horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, zbatuar nga Departamenti Kundër Diskriminimit i Këshillit të Europës.

Këtu mund të gjeni të gjitha fletët e informacioneve:

https://www.coe.int/en/web/pristina/-/hate-at-glance-in-the-western-balkans-region

Referencë Referencat nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës