Arsimi përfshirës në Serbi

Qeveria e Serbisë formalisht është zotuar në qershor se të gjithë fërmijët me nevoja të veçanta do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë.  

Me mijëra fëmijë me nevoja të veçanta në Serbi nuk janë regjistruar në shkollë. Siç ka njoftuar qeveria serbe ata më në fund do ta kenë një mundësi edukimi, të mësojnë bashkë me bashkëmoshatarët e tyre me dhe pa nevoja të veçanta, si dhe t’i gëzojnë ekskursionet shkollore e aktivitetet jashtëshkollore.

Në një letër të datës 8 qershor drejtuar organizatës Human Rights Watch, ministri i arsimit Mladen Sarcevic premtoi se do të siguronte “qasje, përfshirje dhe pjesëmarrje të secilit nxënës e student në arsim cilësor e përfshirës”.

Është shpresëdhënëse kur ministri i arsimit përmend masa konkrete për të siguruar se të gjithë fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta më nuk do t’u mungojë arsimi.

Serbia duhet ta zbatojë ligjin për arsim të vitit 2009, i cili ndalon diskriminimin kundër personave me nevoja të veçanta kur bëhet fjalë për qasjen në arsim, dhe përcakton standarde minimale të arsimit përfshirës.  Qeveria gjithashtu duhet t’i shtojë përpjekjet dhe deri në shtator të miratojë Planin e Veprimit për Arsimin Përfshirës 2016-2020. Ky plan i veprimit ofron masa konkrete të cilat qeveria, shkollat dhe komunitetet duhet t’i kenë për të siguruar që fëmijët me nevoja të veçanta të vijojnë arsimin në shkolla të rregullta.

Dy vjet kanë kaluar qëkur u përmend plani i veprimit, dhe Serbia duhet të bëjë hapa pa u vonuar që ta zbatojë këtë plan dhe të sigurojë që fëmijët me nevoja të veçanta të jenë të përfshirë kur të hapen shkollat në shtator.

Referencat nga faqja zyrtare e lajmeve e Human Rights Watch.