Burgim për publikimin e komenteve fyese në lidhje me punën e policisë

Në rastin Savva Terentyev kundër Rusisë (parashtresa nr. 10692/09) 10 17.07.2018) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur se ka pasur shkelje të Nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kishte të bënte me dënimin e parashtruesit për nxitje të urrejtjes sepse kishte bërë komente fyese në lidhje me punën e policisë në një postim të një blogu.

Në shkurt 2007, policia kishte bastisur zyret e gazetës në Republikën Komi të Rusisë. Një organizatë joqeveritare, Komisioni Memorial për të Drejtat e Njeriut në Komi, dha një deklaratë për shtyp e cila kritikonte veprimet e policisë, duke i lidhur ato me një fushatë zgjedhore lokale. Drejtuesi i Memorialit publikoi kumtesën për shtyp në blogun e tij dhe mori tri komente po atë ditë. Një koment e përshkruante policinë si “qentë besnik të regjimit”. Ndër të tjera, parashtruesit deklaruan se çdo qytet rus duhet të ketë nga një furrë “si në Auschwitz” për të djegur “policët e pabesë” si hap i parë drejt “pastrimit të shoqërisë nga kjo fëlliqësi”. Kur rasti doli para gjykatës, ai u kërkoi falje ish-të burgosurve të kampeve naziste të koncentrimit si dhe policëve “të ndershëm” të cilët ishin ndier të fyer nga komentet e tij.

Parashtruesi u dënua në qershor 2008 për nxitje të urrejtjes dhe të akteve të dhunës kundër policëve dhe iu shqiptua dënimi me një vit burgim.

Gjykata konstatoi në veçanti se megjithëse gjuha e z. Terentyev ishte fyese dhe shokuese, kjo nuk mjaftonte për ta arsyetuar ndërhyerjen në lirinë e shprehjes. Gjykatat vendore ishin përqendruar në formën dhe përmbajtjen e fjalëve të tij dhe nuk kishin parë kontekstin e përgjithshëm dhe nuk kishin ofruar ndonjë shpjegim për të konstatuar se veprimet e tij kishin përbërë rrezik për sigurinë kombëtare. Ai ishte dënuar dhe është dënuar me burgim, i cili duhet të përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur bëhet fjalë për çështje me interes publik legjitim.

Në përgjithësi, gjykatat nuk kishin ofruar arsye relevante dhe të mjaftueshme për të ndërhyrë në të drejtat e z. Terentyev dhe me dënimin e tij nuk ishte përmbushur ndonjë nevojë e menjëhershme sociale. Andaj, në këtë rast kishte pasur shkelje të Nenit 10.

Referencat nga faqja zyrtare e GjEDNj-së