Dënimi me burg për shpifje ishte kufizim joproporcional i lirisë së shprehjes

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut njëzëri ka gjetur se ka pasur shkelje të Nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Sallusti kundër Italisë (parashtresa nr. 22350/13, 07.03.2019).

Rasti kishte të bënte me një gazetar, Alessandro Sallusti, i cili u shpall fajtor për shpifje, u gjobit dhe u dënua me burgim, një pjesë të të cilit e vuajti në arrest shtëpiak. Gjykatat vendore konstatuan se artikujt e botuar nën mbikëqyrjen e tij kishin raportuar gabimisht se një vajzë 13-vjeçare ishte detyruar nga prindërit e saj dhe një gjykatës kujdestar të abortonte. Mediat e tjera e kishin mbuluar incidentin një ditë më parë, por në fund ata raportuan se ajo nuk ishte detyruar të abortonte, por se këtë e kishte bërë me vetëdëshirë.

Gjykata gjeti se z. Sallusti kishte shkelur nderin dhe të drejtën e privatësisë të vajzës, të prindërve të saj dhe të gjyqtarit, por shqiptimi i një dënimi penal, megjithatë, ishte dukshëm joproporcional. Nuk kishte pasur asnjë justifikim për shqiptimin e dënimit me burg. Megjithëse ishte inkuadruar në gjobë, kjo masë kishte qenë nën diskrecionin e Presidentit të Italisë. Sidoqoftë, edhe nëse z. Sallusti ishte lirar nga vuajtja e dënimit, dënimi i tij nuk ishte shlyer. Gjykatat kishin shkuar përtej asaj që do të përbënte “kufizim” të nevojshëm të lirisë së shprehjes të z. Sallusti, në kundërshtim me Nenin 10 të Konventës.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut