Nuk ka pasur shkelje e Konventës për refuzimin e njohjes së një çifti të martuar si prindër të ligjshëm të një fëmije të lindur me surrogaci

Në rastin Valdís Fjölnisdóttir dhe të tjerët kundër Islandës (kërkesa nr. 71552/17, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur njëzëri se nuk ka pasur shkelje të Nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kërkuesit, Valdís Glódís Fjölnisdóttir, Eydís Rós Glódís Agnarsdóttir dhe X, janë shtetas islandezë që jetojnë në Kópavogur (Islandë). Kërkesa e kërkuesit të tretë u paraqit në autoritetin e kujdestarit të tij ligjor, M.

Zonja Fjölnisdóttir dhe Znj. Agnarsdóttir ishin çift i martuar, të cilët, përmes një agjencie surrogacie në Shtetet e Bashkuara, do të ishin prindërit e synuar të një fëmije të lindur me anë të shtatzënisë surrrogate. Kërkuesi i tretë lindi përmes kësaj procedure në Kaliforni në vitin 2013. Pas kthimit të tyre në Islandë tre javë pas lindjes, kërkuesja e parë dhe e dytë aplikuan për regjistrimin e kërkuesit të tretë në regjistrin kombëtar si shtetas islandez dhe si djali i tyre. Megjithatë, ato nuk u njohën si prindër të fëmijës në Islandë, ku surrogacia është e paligjshme. Registers Iceland deklaroi se fëmija kishte lindur në SHBA nga nëna surrogate e cila ishte shtetase e SHBA-ve dhe kështu nuk kishte automatikisht të drejtën e shtetësisë islandeze. Meqenëse X konsiderohej i mitur i pashoqëruar në Islandë, autoritetet morën kujdestarinë e tij, por e vendosën atë në kujdesin familjar me dy kërkueset e para. 

Kërkuesja e parë dhe e dytë aplikuan për të adoptuar X, por aplikimi u vendos në pritje për shkak të procedurave të vazhdueshme prindërore. Megjithatë, në maj 2015 ato u divorcuan dhe më pas tërhoqën kërkesën e tyre për birësim pasi nuk kishin më të drejtë të birësonin së bashku.

Pas divorcit të tyre X. iu dha në kujdestari secilës nga dy kërkueset në mënyrë alternative, për një vit secila, ndërsa gëzonin qasje të barabartë. Në ndërkohë, X iu dha shtetësia islandeze në bazë të Aktit të fundit nr. 128/2015 për Dhënien e Shtetësisë.

Gjykata gjeti se pavarësisht mungesës së një lidhjeje biologjike midis kërkueseve, kishte pasur “jetë familjare” në marrëdhëniet e kërkueseve. 

Megjithatë, Gjykata gjeti se vendimi për të mos njohur dy kërkueset e para si prindër të X kishte bazë të mjaftueshme në ligjin vendor. Siç u vërejt nga Gjykata, Gjykata e Lartë kishte konkluduar në bazë të ligjit përkatës islandez, se pasi znj. Fjölnisdóttir dhe znj. Agnarsdóttir nuk kishin lindur X, asnjëra prej tyre nuk mund të konsiderohej nënë e tij. Gjykata nuk e konsideroi këtë interpretim   as arbitrar as të paarsyeshëm. 

Lidhur me domosdoshmërinë e masës në një shoqëri demokratike, Gjykata ishte e vetëdijshme për diskrecionin (“marzhin e vlerësimit”) që u është dhënë shteteve në këtë fushë dhe se gëzimi aktual i jetës familjare nuk ishte ndërprerë në rastiin specifik të kërkueseve. Përkundrazi, autoritetet kishin vendosur X në strehimin kujdestar të dy kërkueseve dhe kishin mbajtur të hapur mundësinë e birësimit të përbashkët për ta ndërsa ata kishin qëndruar të martuar. Autoritetet gjithashtu i kishin dhënë shtetësinë X. Me pak fjalë, Shteti kishte ndërmarrë hapa për të mbrojtur jetën familjare të kërkueseve. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata  e pranoi se  shteti kishte vepruar brenda  diskrecionit të tij  në  këtë rast, me synimin për të mbrojtur ndalimin e surrogacisë. Nuk ka pasur shkelje të së drejtës së kërkueseve për respektimin e jetës familjare.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut