17 Gus Projektligji i Serbisë për ndihmë juridike falas kufizon të drejtën e qasjes në drejtësi
Oganizatat e shoqërisë civile kanë shprehur shqetësime lidhur me zgjidhjet brenda Projektligjit për Ndihmë Juridike Falas.
Ligji për ndihmë juridike falas është në pritje për më shumë se 12 vjet. Gjatë kësaj kohe, avokatët dhe juristët e angazhuar në organizatat e shoqërisë civile kanë ofruar ndihmë juridike falas. Zgjidhjet e projektligjit aktual devijojnë në masë të madhe nga zgjidhjet të cilat, sipas përvojës së tyre afatgjatë, u propozuan nga ofruesit e ndihmës juridike falas.
Ministria e Drejtësisë ka publikuar projektligjin e fundit dhe ka lajmëruar se e ka ndryshuar dhe redaktuar tekstin në përputhje me komentet e dorëzuara. Megjithatë, komentet më të rëndësishme të dorëzuara nga organizatat e poshtëshënuara, si ofruese të ndihmës juridike falas për më shumë se një dekadë, nuk u morën parasysh. Kjo pikësëpari ka të bëjë me mundësitë e kufizuara për ofrimin e ndihmës juridike nga avokatët dhe juristët e angazhuar nga OJQ-të, të cilët e kanë kryer këtë shërbim në mungesë të një ligji të duhur për më shumë se 20 vjet. Projektligji i kufizon OJQ-të të ofrojnë ndihmë juridike falas vetëm mbi bazën e Ligjit për Azil dhe Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit. Njëkohësisht, projekligji anashkalon ligjet e tjera.
Kjo do të thotë se vetëm avokatët mund të ofrojnë të gjitha llojet e ndihmës juridike falas. Pyetja është se a do të arrijnë avokatët t’u përgjigjen të gjitha nevojave të kërkuesve të ndihmës juridike falas. Në vend se shteti të ofrojë përgjigjesi për ofrimin e ndihmës juridike falas për t’u ndihmuar qytetarëve të Serbisë, Ministria e Drejtësisë vjen me një Projektligj i cili nuk do të jetë ekonomikisht i arsyetueshëm.
Në këtë mënyrë, qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike janë të prekur negativisht. Arsyeja është se Projektligji e lidh regjistrimin e pasurisë me të drejtën e ndihmës juridike falas duke e barazuar atë me regjistrimin për ndihmë sociale dhe për shtesa për fëmijë. Nga kjo del se të gjithë atyre që nuk hyjnë në këtë kategori, apo në disa kategori të tjera të parapara me ligj, do t’u mohohet kjo lloj ndihme.
Është e papranueshme që një ligj që synon të mundësojë qasje të barabartë në drejtësi për grupet e cënueshme të qytetarëve, siç është Ligji për Ndihmë Juridike Falas, ta kufizojë këtë të drejtë duke shmangur zgjidhjet ekzistuese ligjore dhe duke ia njohur të drejtën për ndihmë juridike falas një rrethi të kufizuar të personave. Duke bërë kështu, ligji ndalon ndihmën që ofrohet nga juristët e OJQ-ve të cilët e kanë kryer këtë punë për vite me radhë.
Organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësime për shkak të zgjidhjeve brenda Projektligjit për Ndihmë Juridike Falas, e cila drejpërdrejt mund të ndikojë në qasje të drejtë dhe efikase në drejtësi për të gjithë personat të cilët mund të kenë nevojë për këtë lloj ndihme.
Këtu mund ta lexoni Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas:
https://www.paragraf.rs/dnevne-vesti/180117/180117-vest15.html
Kjo deklaratë u nënshkrua nga:
Komisioni i Juristëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM)
Iniciativat Qytetare
Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut
Qendra për Politika
Komisioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
Qendra Autonome e Grave – AŽC
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve
International Aid Network – IAN
Rrjeti i Komisioneve për të Drejtat e Njeriut në Serbi CHRIS që përbëhet nga:
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut Negotin
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut Valjevo
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut Bujanoc
– Forumi Qytetar Novi Pazar
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut Nis
Praxis
Urban-In
Asociacioni Qytetar FemPlatz
Atina
A 11 – Nisma për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale
Komisioni i Sanxhakut për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Dijalog.net
Asociacioni DUGA
CRTA
Qendra e Politikave Europiane – CEP
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës (IJAV)
Qendra për Mbështetjen e Grave – Sos Vojvodina Network
Western Balkans Institute
Nisma për zhvillim dhe bashkëpunim
Gayten-LGBT
Komisioni për të Drejtat e Njeriut Vranje – SOS Telephone Vranje
Shoqata e Grave Peščanik
Qendra për të Drejtat e Njeriut – Nis
Komisioni për të Drejtat e Njeriut Leskovac
Qendra Humanitare për Integrim dhe Tolerancë
Këshillimi kundër Dhunës në Familje
Qendra e Grave Uzice
Qendra për të Drejtën Humanitare – FDH
NGO ASTRA – Aksioni kundër trafikimit
Qendra e Edukimit kundër Pirjes së Duhanit RP
Help children
Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë
Forumi Rom i Serbisë
Asociacioni i Romëve Qarku Branicevo
Qendra për Nëna
SHARE
Referencat nga faqja zyrtare e Praxis