29 Nën Refuzimi i kërkesave për azil dhe kthimi i azilkërkuesve në Serbi nuk ishte në pajtim me Konventën
degradues), Neni 5 §§ 1 dhe 4 (e drejta për liri dhe siguri)
Në rastin Ilias dhe Ahmed kundër Hungarisë (kërkesa nr. 47287/15, 21.11.2019) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut njëzëri ka gjetur se:
- ka pasur shkelje të Nenit 3 (ndalimi i torturës ose trajtimit çnjerëzor ose degradues) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të largimit të aplikantëve në Serbi,
- nuk ka pasur shkelje të Nenit 3 sa i përket kushteve në zonën e tranzitit, dhe
- me shumicë votash, se kërkesat e kërkuesve sipas Nenit 5 §§ 1 dhe 4 (e drejta për liri dhe siguri) duhej refuzuar si e papranueshme.
Rasti kishte të bënte me dy azilkërkues nga Bangladeshi që kaluan 23 ditë në një zonë kufitare hungareze të tranzitit para se të largoheshin për në Serbi pasi u refuzuan kërkesat e tyre për azil.
Gjykata vuri në dukje se Hungaria kishte filluar ta klasifikonte Serbinë si vend të tretë të sigurtë që nga korriku i vitit 2015. Qeveria hungareze dukej se po e konfirmonte në parashtresat e saj para Dhomës së Madhe se ndryshimi i klasifikimit kishte ardhur për faktin se Serbia ishte e detyruar sipas konventave ndërkombëtare se si kandidate për hyrjen në Bashkimin Europian ajo ishte ndihmuar për të përmirësuar sistemin e saj të azilit; dhe se kishte pasur një valë të paparë të migrimit në atë kohë dhe se duhej të merreshin masa. Megjithatë, Qeveria nuk kishte siguruar ndonjë provë që autoritetet e saj kishin ekzaminuar rrezikun e mungesës së një qasjeje efektive në procedurat e azilit ose rrezikun e përsëritjes.
Sa i përket rrethanave individuale të kërkuesve, Gjykata vuri në dukje se autoritetet kishin pasur qasje në raporte për kushtet në Serbi, veçanërisht ato të prodhuara nga UNHCR-ja. Por, autoritetet nuk u kishin dhënë peshë të mjaftueshme shqetësimeve në këto raporte, siç ishte çështja e personave të cilëve u refuzohet qasja në procedurat e azilit në Serbi.
Autoritetet hungareze kishin kontribuar në rreziqet me të cilat u përballën kërkuesit duke i shtyrë të ktheheshin në Serbi në mënyrë të paligjshme pa marrë asnjë garanci nga autoritetet serbe. Kështu, Gjykata konstatoi se Hungaria nuk kishte përmbushur detyrimin e saj procedural për të vlerësuar rrezikun e kërkuesve që përballen me trajtim në kundërshtim me Nenin 3 para se t’i largonte ata për në Serbi dhe kishte pasur shkelje të kësaj dispozite të Konventës.
Në zhvillimin e praktikës së vet gjyqësore, Gjykata vlerësoi se Neni 5 nuk ishte i zbatueshëm për çështjen e kërkuesve pasi nuk kishte pasur privim de fakto të lirisë në zonën e tranzitit.
Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut