Rritja e gjuhës së urrejtjes në Ballkanin Perëndimor

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, OHCHR, shpreh shqetësime lidhur me rritjen e gjuhës së urrejtjes në Ballkanin Perëndimor. OHCHR-ja publikoi një Njoftim Shtypi për Bosnje dhe Herzegovinën dhe Serbinë më 14 janar 2022 ku deklaroi se autoritetet në Bosnje dhe Herzegovinë dhe në Serbinë fqinjë, duhet të dënojnë dhe të përmbahen nga çdo mbrojtje e urrejtjes kombëtare, racore apo fetare.

Incidentet e fundit në të dyja vendet ku u panë individë duke lartësuar krimet mizore dhe kriminelët e dënuar të luftës, duke synuar komunitete të caktuara me gjuhë të urrejtjes dhe, në disa raste, duke nxitur drejtpërdrejt dhunën ngritën këto shqetësime. Frika është se veprime të tilla, të ushqyera nga retorika e vazhdueshme nxitëse, nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes e disa politikanëve, do të rriten sivjet në prag të zgjedhjeve.

“Siç e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur, rritja e gjuhës së urrejtjes, mohimi i gjenocidit dhe krimeve të tjera mizore dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës në Ballkanin Perëndimor vënë në pah dështimin për t’iu qasur së kaluarës me gjithëpërfshirje”, tha zëdhënësja Liz Throsell.

Incidentet ndodhën gjatë festave fetare dhe ndodhën në disa vende të Republikën Sërpskas, entitet i udhëhequr nga serbët e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe në Bërçko në veri dhe në qytetet serbe Priboj dhe Novi Pazar. Aty u përfshinë grupe të mëdha njerëzish që brohorisnin emrin e kriminelit të dënuar të luftës dhe ish-udhëheqësit ushtarak serb të Bosnjes, Ratko Mladiq, gjatë procesioneve, ose duke kënduar këngë nacionaliste që kërkonin pushtimin e vendeve të ndryshme në ish-Jugosllavi. Në një incident, individët gjuajtën në ajër teksa kalonin pranë një xhamie.  

OHCHR vuri në dukje se dështimi për t’i parandaluar apo sanksionuar këto veprime paraqet pengesë të madhe për ndërtimin e besimit dhe pajtimin. Incidentet serioze si këto duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë efektive dhe të paanshme, për të parandaluar që ato të përsëriten e të përjetësohen dhe gjithashtu të rritet besimi publik në autoritetet dhe institucionet dhe mes komuniteteve, e që është thelbësore për të ndërtuar kohezionin social dhe shoqëritë paqësore.

Znj. Throssell theksoi nevojën që autoritetet në të dyja vendet t’u binden detyrimeve të tyre ndërkombëtare për të siguruar të drejtat për të vërtetën, drejtësinë dhe reparacionin.

Tutje, ajo kujtoi se vendet palë në Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, që përfshijnë Serbinë dhe Bosnje dhe Herzegovinën, janë të detyruara të sigurojnë që nxitja e diskriminimit, armiqësisë dhe dhunës të ndalohet me ligj dhe në praktikë.

Referencat nga faqja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara